Connect with Us

PS i rrëmben Kolonjën LSI-së

Aktualitet

PS i rrëmben Kolonjën LSI-së

Publikuar

-

Partia Socialiste do të ketë kandidatin e saj në Kolonjë në zgjedhjet administrative vendore që priten në këtë bashki, pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të bashkisë Kolonjë, Arben Malaj.

Burime thanë për Citynews se këtë njësi administrative tashmë do ta marrin socialistët.

Mësohet se Ilir Meta ka bërë një tërheqje nga kjo njësi administrative, që socialistët të vënë kandidaturën e tyre. Të njëjtat burime thanë se kandidatura do të jetë një grua dhe socialistët do ta përdorin si test elektoral.

Ndryshe nga Dibra, Kolonja është një bastion i të majtës.

LEXO EDHE:  Tkurret LSI/ Kryemadhi nis pazaret

Ndërkohë Partia Demokratike në garën për këtë njësi ka pranuar kandidaturën e kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukës. /Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Banorët e fshatit Pojan pa ujë të pijshëm”/ LSI: SPAK të nisë hetimet ndaj Gëzim Topçiut

Publikuar

-

Nga

“Banorët e fshatit Pojan pa ujë të pijshëm”/ LSI: SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Gëzim Topçiut

Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka vijuar me vizitat në Maliq dhe këtë herë është ndalur në fshatin Pojan.
Ai ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në këtë fshat, duke e quajtur një fatkeqësi faktin se si në vitin 2020 banorët e fshatit Pojan përballen me probleme të tilla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Gëzim Topçiut por edhe zyrtareve të tjerë të bashkisë Maliq për abuzimet marramendëse si dhe për presionin që bëjnë me ndihmën ekonomike.



“Ne Pojan te Maliqit. Fatkeqesi se si ne vitin 2020 banoret perballen me mungesen e ujit te pijshem.
Banoret nuk po perdorin me traktoret apo mjetet e tjera per transportin e produkteve bujqesore por per transportin e ujit te pijshem. Keqmenaxhimi i bashkise Maliq nga nje Kryetar bashkie ne hije, i pazgjedhur por i emeruar nga ky sekt famekeq qe ka marre peng vendin, do te marri goditjen e merituar me 25 Prill. SPAK duhet te nise hetimet ndaj Gezim Topçiut por edhe zyrtareve te tjere te bashkise Maliq per abuzimet marramendese si dhe per presionin qe bejne me ndihmen ekonomike. Pas 25 Prillit nuk do kete me Rilindje qe “trimeron” keto “trima” sesi te abuzojne dhe rrenojne qytetaret. Me 25 prill do te kete qytetare qe kerkojne llogari dhe kerkojne ndeshkimin e ketyre gjakpiresa te pangopur”, shkruan Braimllari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria në azilkërkim”/ Tabaku ngre alarmin: 219 000 të larguar!

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria në azilkërkim”/ Tabaku ngre alarmin: 219 000 të larguar!

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar grafikun që tregon numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil jashtë vendit.

Sipas Tabakut ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Ish deputetja thekson se shqiptarët janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.



“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!
Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. 1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim.”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpejtësi e frikshme në aksin Sauk-Teg/ “Fluturojnë” 22 patenta, arrestohen 4 shoferë

Publikuar

-

Nga

Policia rrugore ka vijuar kontrollet e imtësishme si çdo fundjavë, ndërsa bëhët me dije se janë pezulluar 22 patenta nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool.

Sipas njoftimit të policisë, 4 drejtues mjetesh u vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.



“Në aksin rrugor Sauk – Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h në
Shpjetësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë. 21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë
Shpejtësi që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës
Kontrollet kanë vijuar dhe vijonë ende në rrugët e Tiranës duke përdorur dragerat. Si rezultat janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.48 mg/l,.
Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi. shpejtësisë, alkoolit në Respekto rregullat e qarkullimit për të mbritur në destinacion i sigurt”, thuhet nënjoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE