LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama zgjodhi mafien ndërkombëtare jo qytetarët

1 Tetor 2016, 16:54, Aktualitet CNA

Nga qyteti i Lezhës ku bashkëbisedoi me qytetarë, kreu demokrat, Lulzim Basha u ndal tek protesta kundër mbetjeve, duke theksuar se Edi Rama tre vite më parë kishte dalë garant se ky import nuk do të ndodhte kurrë.

? Sa herë që ka revoltë qytetare Edi Rama ia mbath si frikacak. Është ngujuar me njerëzit që i ka përdorur për të lidhur paktin me mafien, ndërkohë që qytetarët janë në shesh përballë tij e do të jenë përballë tij edhe më shumë.

Nuk ka debat ideologjik, ka një debat parimor: Do të jemi me qytetarin apo do të jemi me oligarkinë? Do të jemi me shqiptarët apo do të jemi me mafien ndërkombëtare të plehrave? Edi Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, ai ka zgjedhur mafien ndërkombëtare të plehrave dhe për këtë ka tradhtuar edhe ata qytetarë që i përdori për të ardhur në pushtet para tre vitesh?, tha Basha.

Basha u kërkoi ndjesë sërish qytetarëve për çdo aspekt të gabuar në lidhje me këtë çështje dhe së dyti duke u rreshtuar pa asnjë ekuivok për zërin qytetar.

? Interesi publik fillon duke dëgjuar zërin e qytetarit sot për këtë çështje, ku mbi 60 mijë qytetarë e kërkuan të drejtën e referendumit dhe e fituan. Dhe nesër duke iu garantuar qytetarëve që për çdo çështje të interesit publik vendimet tona në qeveri nuk do të jenë vendime të prirura duke dëgjuar vetëm një palë, duke vendosur në dhomat e pushtetit me grupet e interesit, por duke pyetur dhe duke vendosur bashkë me qytetarët?, tha Basha.

Kreu demokrat theksoi se ndërsa po i vjen ora e përballjes me qytetarët Edi Rama ka nisur një tur tjetër për tu mbushur mendjen qytetarëve me investime imagjinare apo duke përuruar investime të qeverisë së mëparshme. Këtë gjë po bën me bujqësinë

? Vjen vërdallë dhe ju flet për bujqësinë dhe ju thotë fermerëve merrni kredi. Pse vallë kjo është detyra e Kryeministrit t?u thotë fermerëve merrni kredi?! Kjo është detyra e bankave. Ky çfarë është sekseri i bankave?! Ku i ka subvencionet? Ku i ka investimet? Edi Rama nuk bëri asgjë në këto tre vite për bujqësinë. Nuk bëri asgjë në këto tre vite për fermat. Dhe sot u vjen vërdallë si buratin dhe ju thotë merrni kredi. Sepse paratë që duhet të përfundonin në subvencione për fermat, në investime për zhvillimin rural, përfunduan në xhepat e një grushti njerëzish që i ndajnë këto para me Edi Ramën dhe qeveritarët e korruptuar në Tiranë?, theksoi Basha.

Mandatit të tij po i vjen fundi, theksoi lideri i opozitës dhe për këtë Rama nuk nguron të hapë thesin e rrenave, për rritje pagash e  pensionesh, ulje taksash e shërbime ndaj qytetarëve, pasi në tre vite bëri të kundërtën e asaj që premtoi në 2013-ën. Edi Ramën e rren mendja, theksoi zoti Basha se do t?i ngope shqiptarët me lugën bosh. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga