LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta kundër ligjit të plehrave/ Angazhohen 400 efektivë policie

1 Tetor 2016, 06:51, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të ditur zyrtarisht masat e marra për protestën kundër ligjit të importit të mbetjeve. Mbarëvajtja e protestës do të ndiqet nga 400 forca policie të angazhuara nga komisariatet e policisë në kryeqytet. Policia bën të ditur se janë marrë masa në ruajtjen e objekteve shtetërore.

Protesta e ditës së sotme e thirrur nga shoqëria civile do të nisë rreth orës 11.00. Ditë më parë AKIP ka lajmëruar vijimin e protestës kundër importit të ligjit të mbetjeve. AKIP ka zhvilluar protesta edhe më herët për këtë çështje, në kohën kur ligji diskutohej në komisionet parlamentare dhe kur ligji ishte për votim në seancë plenare.

Ligji i importit të mbetjeve u rrëzua në 2013 me 64 mijë firma qytetarësh. Aktualisht ligji është miratuar dhe mazhoranca pretendon se mbetjet i referohen lëndës së parë ëpr import jo plehrave. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga