LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti vlerëson Ambasadorin Christopher R. Hill me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

1 Tetor 2016, 11:31, Aktualitet CNA

Në kuadër të 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës amerikane në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës një ceremoni të veçantë ku shprehu mirënjohjen personale dhe institucionale për kontributin diplomatik të Ambasadorit Christopher R. Hill në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve politike e diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në prani të personaliteteve të rëndësishme të politikës shqiptare në këto 25 vite, të Presidentëve Berisha e Meidani, deputetë të Kuvendit, etj, Kreu i Shtetit çmoi Ambasadorin Christopher R. Hill me Dekoratën ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?, me motivacionin: ?Në vlerësim të kontributit të rëndësishëm që ky mik i çmuar i shqiptarëve ka dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; për përkrahjen dhe inkurajimin e palëkundur ndaj vendosjes së demokracisë në vendin tonë në fillim të viteve 1990-të si dhe për ndihmesën e vyer në konsolidimin e marrëdhënieve historike, strategjike dhe miqësore mes popullit shqiptar dhe atij amerikan?.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u shpreh se: ?Pikërisht sot një çerek shekulli pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ? një gur themeli në marrëdhëniet tona strategjike, miqësore dhe të përjetshme, kam kënaqësinë e veçantë të organizojmë së bashku këtë ceremoni solemne për të nderuar dhe vlerësuar një mik të sinqertë të vendit dhe popullit tonë. Dhjetë muaj më parë festuam 25-vjetorin e shembjes së diktaturës komuniste në vendin tonë. Duke nisur nga demonstratat paqësore të studentëve në vitin 1990 e deri tek themelimi i partive të para opozitare, vendosja dhe konsolidimi i demokracisë ? shqiptarët dhe Shqipëria kanë përjetuar ngjarje dramatike, që na kanë ndryshuar jetën kryekëput dhe tashmë jemi anëtarë të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian”.

Më tej, Kreu i Shtetit vuri në dukje se: ?Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në vendin tonë pas më tepër se katër dekadash.Ambasadorit Hill iu desh të largohet nga Shqipëria në përfundim të mandatit diplomatik për të vazhduar me sukses detyra dhe misione të tjera të rëndësishme, por sidoqoftë ai mbeti gjithmonë një mik i shtrenjtë. Përfitoj nga rasti t?i shpreh sinqerisht nga thellësia e zemrës, edhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë mirënjohjen për kontributet e pamohueshme dhe veprimtarinë e palodhur në shërbim të forcimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve. Prandaj, për të gjitha arsyet e lartpërmendura, kam nderin dhe privilegjin të vlerësoj e të nderoj sot në emrin tim, të Institucionit të Kreut të Shtetit si dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, kontributin e qenësishëm diplomatik të Ambasadorit Hill, të mikut tonë të vyer Chris në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve politike, e diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara?, tha Presidenti Nishani në përfundim të fjalës së mbajtur me këtë rast, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen dhe falënderimet e përzemërta për gjithçka që Ambasadori Hill ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ambasadori Christopher R. Hill, pasi mori në dorëzim Dekoratën e lartë, falënderoi Kreun e Shtetit duke u shprehur se gjatë këtij rikthimi në vendin tonë ndihej pozitiv e i nderuar, duke qenë se përparimi dhe gjithçka që ka arritur Shqipëria gjatë këtij çerek shekulli i ngjan një projekti të madh ndërtimi mbresëlënës, por ende i papërfunduar dhe se të jesh shqiptar, është diçka e veçantë dhe krenari njëkohësisht.

Lajmet e fundit nga