LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk do të rrisim më taksat

1 Tetor 2016, 10:12, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria nuk do të rrisë më taksat. Rama tha se janë ulur taksat për 97% të shqiptarëve, për shqiptarët që jetojnë me rroga dhe ata që jetojnë me biznes të vogël.

?Një gjë është e sigurtë. Nuk do të rrisim më taksat. Sfidë themelore e jona mbetet ekonomia dhe ne jemi të parët që nuk mund të mbyllim sy duke menduar se çfarë kemi bërë është e mjaftueshme, por ka rëndësi që në këto tre vite qeveria ka pasur qasje të ndryshme ndaj nevojës për të rritur kapacitetin blerës, konsumin duke lehtësuar nga taksat shumicën e shqiptarëve. Ne i kemi ulur taksat për 97% të shqiptarëve, për shqiptarët që jetojnë me rroga dhe ata që jetojnë me biznes të vogël.
621 mijë të punësuar përfitojnë më shumë nga taksimi i ndershëm, është koha të mendojmë për rritje rrogash e pensionesh, por paga reale nuk është rritur për shkak të uljes së taksave ka rritje mesatare prej 8.2% dhe përbën rritjen më të madhe të pagave.
83 mijë biznese të vogla do të paguajnë zero taksë, 15 të tjera paguajnë 5% taksë, në dy vite kemi ofruar 55 lehtësira fiskale në favor të sipërmarrjes. Kemi hequr dorë nga 150 milionë dollar të ardhura në buxhet duke ua lënë sipërmarrjes?. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga