Connect with Us

Kosova merr një kredi prej 22 milionë eurosh

Kosova & Rajoni

Kosova merr një kredi prej 22 milionë eurosh

Publikuar

-

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një kredi prej 22 milionë eurove për projektin Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit në Kosovë, projekt ky i cili ka për qëllim restaurimin e kanalit kryesor të ujit në Kosovë – Kanalit të Ibrit – në kapacitetin e tij origjinal.

Sipas një kumtese të Bankës Botërore, kjo do të sigurojë që furnizimi më i besueshëm me ujë dhe cilësia më e mirë e ujit të sjellë përfitime për rreth 500,000 njerëz që jetojnë në pellgun e kanalit në Kosovën qendrore, dhe të bëhet faktor mbështetës për zhvillimin ekonomik dhe social.

Rrafshnalta qendrore-veriore që mbulon rreth gjysmën e territorit të vendit ka resurse të kufizuara ujore. Mirëpo, është pikërisht kjo zonë që ka potencialin më të madh të zhvillimit të vendit, sepse shumica a aktiviteteve të minierave, bujqësore dhe industriale janë të vendosura këtu. Ky rajon ka dendësinë më të madhe të popullsisë në vend dhe konsiderohet si qendra tregtare dhe administrative e Kosovës.

“Përmirësimi i besueshmërisë së furnizimit dhe cilësisë së ujit në Kosovën qendrore është një element i rëndësishëm i strategjisë së përgjithshme të qeverisë për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik dhe për të mbrojtur bazën e saj të burimeve natyrore. Banka Botërore është e lumtur të jetë partnere e Kosovës në menaxhimin e burimeve të saja ujore për përdorime të shumëfishta”, tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Kosovë dhe Koordinatore për Evropën Juglindore, përcjell ksp.

LEXO EDHE:  Bien interesat e huave për shtëpi/ Ulen çmimet

Sipas Bankës Botërore, kanali është një sistem për bartjen e ujit, me shumë qëllime, që siguron ujin për nevojat e prodhimit të energjisë, të minierave, industriale, bujqësore dhe shtëpiake.

“Furnizimi i ujit me shumicë përmes kanalit të Ibrit do të jetë më i pastër dhe më i besueshëm, dhe kjo do të sjell përfitime edhe për popullsinë urbane edhe për atë rurale të Kosovës qendrore, përmes përmirësimeve në fushën e energjisë, bujqësisë, industrisë, dhe furnizimit me ujë të pijshëm për konsum shtëpiak”, tha Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë. /Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  FMN, kritere te ashpra per qasjen e Kosoves ne kredi

LEXO EDHE:  FMN, kritere te ashpra per qasjen e Kosoves ne kredi

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Mekanizmi i Stabilitetit Financiar te BE miraton grantin 7.6 mlr euro per Athinen

LEXO EDHE:  BSH publikon raportin 3-mujor: Ka rënë kërkesa e bizneseve për kredi

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE