LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama vendos çensurën në PS

1 Tetor 2016, 09:27, Aktualitet CNA

Sot pritet të miratohet në asamblenë e PS-së kodi i etikës. Më shumë se një kod etike ajo është çfarë duhet të flasin deputetët me gazetarët. Edi Rama do ta vendosë këtë çensurë në parti në 2016. Kjo është çensurë ndaj deputetëve që PS që Rama e bën zyrtarisht. Duke parë realitetin e dhimbshëm në vend shpesh deptuetët kanë lëshuar deklarata të forta ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Koço Kokëdhima, Ben Blushi, Vladimir Kosta e të tjerë deputetë socialistë kanë shqyer muret e çensurës që ka vënë në mënyrë verbale kreu i qeverisë dhe kanë artikuluar akuza të drejtpërdrejta ndaj tij dhe qeverisë. Kritika të forta ka patur jo vetëm brenda forumeve drejtuese po edhe në publik pas veshët e kryeministrit nuk dëgjojnë në forum dhe kjo i ka detyruar shumë pretj tyre të jenë kritikë dhe në publik. Për këtë qëndrim kritik kreu i qeverisë dhe kreu i PS Edi Rama tani është detyruar që çensurën ta quajë në mënyrë zyrtare kod etike thjesht dhe vetëm për t?i mbyllur gojën kundërshtarëve. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga