LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

640 milion euro të ardhura nga vizitorët e huaj

1 Tetor 2016, 16:34, Aktualitet CNA

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi deklaroi nga Dibra se Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të zhvilluar një turizëm gjatë gjithë vitit.

Ajo theksoi se nga të ardhurat nga vizitorët e huaj arritën në vlerën 640 milion Euro. Duke bërë një bilanc të sezonit turistik veror Eknomi tha se numri i turistëve u rrit me 19.7 % më shumë se një vit më parë.

?Numri i vizitorëve ishte 19.7 % më shumë se një vit më parë për të njëjtën periudhë?. Të ardhurat nga vizitorët e huaj arritën në vlerën 640 milion Euro tha ministrja Ekonomi, ndërsa kjo situatë ndikoi edhe në rritjen e numrit të të punësuarve.

Në takimin që u zhvillua pranë Kalasë së Grezhdanit në Peshkopi një atraksion turistik i zonës, kreu i bashkisë Muharrem Rama tha se kjo zonë ka resurse turistike të shumta që duhen shfrytëzuar.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Peshkopisë, Ministrja Ekonomi së bashku me të kryebashkiakun Muharrem Rama inauguruan katër Info-Pointe në gjuhën shqipe dhe angleze që do ti vinë në ndihmë të turistëve. I pranishëm ishte edhe rektorit i Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Cela.

/Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga