Connect with Us

Spartak Braho sulmon Artan Hoxhën/ Intrigant i vogël do përfundojë në burg, çanta ime ka një xhep për Artan Hoxhën

Aktualitet

Spartak Braho sulmon Artan Hoxhën/ Intrigant i vogël do përfundojë në burg, çanta ime ka një xhep për Artan Hoxhën

Publikuar

-

Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka sulmuar ashpër gazetarin investigativ Artan Hoxha i cili disa ditë më parë e akuzoi se një deputet kishte shkuar në burgun 302 dhe kishte takuar Dritan Dajtin. Mediat menjëherë raportuan se deputeti që kishte shkuar në burgun 302 ishte Spartak Braho, kryetari i komisionit të Sigurisë.

Braho një një intervistë për Gazetën Shqiptare ka thënë se ai ka shkuar për të takuar mikun e tij Iljaz Labi dhe ka dhenë sqarimet e tij për publikun duke i cuar një mesazh të fortë edhe gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Z.Braho, emri juaj është përfolur në media se keni bërë një vizitë në burgun 302, aty ku ndodhen dhe emra të njohur të botës së krimit, sa i vërtetë është ky lajm?

Unë kam qenë atje në atë burg, është shumë e vërtetë. Kam takuar Iljaz Labin, madje nuk kam qenë vetë, por kam qenë së bashku me avokatin e Labit, Petrit Serjani dhe nënën e Iljazit. E ëma tij kishte marrë vesh që Ilajzi ishte sëmurë e i thashë që do të shkonim bashkë ta shihnim.

Askush nuk më ndalon mua si deputet të vizitoj të burgosurit ose të paraburgosurit dhe çdo porosi tjetër është e kundra ligjshme.

Çfarë është kjo porosi?

Bëhet fjalë për lajmin sikur ka dhënë porosi drejtori i burgjeve që deputetët duhet të marrin leje tek ai.

Cili është komenti juaj për sa u përket lajmeve që mund të keni takuar dhe persona të tjerë?

Në të gjithë këtë histori ka një skenar. Unë kam vaji tur në burg që nga Fatos Nano e deri tek i fundit fare nga këta deputetët socialistë, pasi profesioni im është avokat, nuk kam vajtur në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, por si deputet kam takuar Iljaz Labin pasi kam marrëdhënie familjare me të.

Unë nuk kam takuar as Kastriot Ismailaj e as Dritan Dajtin kjo është qesharake ka një raport që e vërteton se unë nuk kam shkuar qeli më qeli të takoj asnjë njeri përveç vizitës me Labin. Gjykoj se ndaj z.Labi është thurur një intrigë, e cila e ka paralizuar, por këtë çështje do ta vendosë drejtësia, por premtoj z.Hoxha që, nëse ai futet në burg për shpifje edhe atij do t’I shkoj për vizitë.

A është e vërtetë që gjatë vizitës suaj në burgun 302 janë fikur kamerat regjistruese?

Këto janë muhabete kot. Atje ka një raport të SHKB, e cila ka konfirmuar se vizita ime atje ka qenë normale kam takuar Iljaz Labin si mik të hershëm.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Artan Hoxhës/ Kush e kërcënon Voltana Ademin?

Këtu ka njëvajhistori intrige që dikush është I interesuar të më përgojojë, por nuk ka rëndësi, gjithsesi, ta them sërish se unë, z. Hoxha, kur të bie në burg për shpifje do të shkoj ta takoj ashtu siç takova Ismail Morinën ose i njohur ndryshe si ballisti njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014.

Përse e thoni që mund të bierë në burg për shpifje gazetari Hoxha?

Pasi Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga sepse sponsorizohet kjo është e para. S’kisha asnjë arsye tjetër për të takuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-­së së Drejtorisë së Burgjeve.

Ka qenë një vizitë normale brenda ligjit, brenda rregullave vizitë që ka vijuar për rreth 12 minuta më tepër I shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ishte vizitë humane njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin.

Po ai, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet.

Nuk të kuptova për çfarë ndarjesh e keni fjalën, çfarë ka tek ajo ndarja?

E kupton vetë Tani, ajo çanta ka një ndarje vetë për të edhe bosin e tij se i kishte bërë shumë përshtypje çanta ime, pasi kur morën telefonin tha të mos e hapnin pasi ai telefon ka aq shumë gjëra për Edi Ramën sa si ka dhe çanta e Spartakut.

 Z.Braho, vetëm dy ditë më parë u publikua një oficer i policies gjyqësore ku mori 18 mijë euro në emër të prokurorit Ardian Braho, A keni ju ndonjë lidhje me të duke qenë se keni të njëjtin mbiemër?

Unë nuk kam asnjë lloj lidhje. Pas penalizimit të prokurorit Ardian Braho dikush aludon se është djali im, dikush aludon se është vëllai im, dua të sqaroj se unë nuk kam të bëj fare me të, ai është nga Shkodra unë jam nga Skrapari. Skam asnjë lidhje fare me të.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon sallën ku janë mbledhur trafikantët e drogës

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon sallën ku janë mbledhur trafikantët e drogës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ç’po ndodh në Elbasan?/ Artan Hoxha zbulon skandalin me Policinë

LEXO EDHE:  Artan HOXHA: Operacionin ne Fushe-Kruje, kunder droges po e zhvillon policia

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: