LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbron dhunuesin e biznesmenit libanez

30 Shtator 2016, 11:54, Aktualitet CNA

Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkeljed Alibeaj akuzoi kryeministrin Rama, se po mbron dhunuesin e biznesmenit libanez që braktisi vendin dhe një investim prej 450 milinë dollarësh. Madje ai, thekson se kreu i qeverisë gënjen kur thotë se autorët e kësaj ngjarje janë kapur po i ka liruar gjykata. Ndërsa tregon se presidenti i OMNIX GROUP në Emiratet e Bashkuara Arabe është shprehur i zhgënjyer nga qeveria për moskapjen e autorit përsëri kryeministri, nuk lëkundet nga qëndrimi i tij. ?Dhunuesi brutal i biznesmenit që braktisi vendin dhe investimin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, është Iirë, edhe pse Edi Rama e di se kush është, e di fare mirë se ku ndodhet.

Ja ku është i dyshuari i identifikuar nga i dhunuari dhe familja e tij, Landi Muharremi. I dyshuari ka emër dhe fytyrë dhe është denoncuar nga vetë viktima. Kjo foto iu tregua mbrëmë Edi Ramës në ekran, në emisionin Opinion, dhe ai heshti. Jo vetëm heshti, por u kap dhe në mashtrim kur tha se autorët janë ndaluar, por i paska liruar gjykata?, tha Alibeaj, në një konferencë për shtyp, në selinë e Partisë Demokratike.

 ?Autori i rrahjes brutale vetëm sa është shoqëruar nga policia, dhe është lënë menjëherë i lirë, edhe pse biznesmeni Fati Mitri e ka identifikuar me foto, dhe kërkon prej ditësh ndalimin e tij. Ndërkohë, presidenti i OMNIX GROUP në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke folur për mediat shqiptare ka shprehur zhgënjimin e thellë se si qeveria nuk bën asnjë hap, dhe nuk ndalon autorin e rrahjes barbare të përfaqësuesit të kompanisë në prani të familjes së tij, në mes të ditës, në një aks të rëndësishëm kombëtar. Megjithë këto fakte, me gjithë këto qendrime publike, Edi Rama nuk lëkundet nga qëndrimi i tij, për të mos kapur autorin, për të mos dënuar ngjarjen. Banditi që shëtit i lirë, është vetëm vegla e përdorur në këtë skenar kriminal e mafioz?, shtoi më tej.

 Alibeaj thekson se kryeministri nuk është i interesuar për investimin që do i sillte ekonomisë së vendit 450 milionë dollarët por është i interesuar ta ndajë këtë pasuri me oligarkët. Sipas tij, Rama nuk do investime në vend por do që vendin ta ketë në shërbim të tij për drogën dhe plehrat. ?Në të vërtetë, investitori u largua nga Edi Rama, sepse toka në Gjirin e Lalzit do të ndahet si plackë me oligarkët e tij. Kjo është e vërteta. Ky është realiteti. Edi Rama nuk është i interesuar për një investim serioz që i sjell ekonomisë 450 milionë dollarë, krijon 1200 vende pune. Edi Rama është i interesuar ta ndajë këtë pasuri me oligarkët, me banditët, me kartelet e tij të drogës.Edi Rama nuk do investime në vend. Por e do vendin në shërbim të planeve të tij për drogën dhe plehrat. Shqiptarët nuk mund ta lejojnë këtë rrënim. Shqiptarët po bashkohen çdo ditë për të shpëtuar vendin.Shqipëria pa Edi Ramën, është shqipëria pa plehra dhe pa drogë?, përfundoi Alibeaj.

Lajmet e fundit nga