LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konsensusi mazhorancë-opozitë mund të arrihet edhe për ligje të tjera

30 Shtator 2016, 13:48, Aktualitet CNA

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi miratimin me konsensus të opozitës dhe mazhorancës në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi për ligjin SPAK. Sipas tij, ky konsensus mund të funksionojë edhe për ligje të tjera. Një gjë e tillë theksoi Meta, mund të jetë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Duke e cilësuar këtë reformë shumë të rëndësishme, ai kërkoi punë, konsensus dhe mirkuptim nga të gjitha forcat politike. ?Pa asnjë diskutim, votimi i sotëm tregoi se mirëkuptimi dhe konsensusi mund të funksionojnë edhe për ligje të tilla kaq kurciale për zbatimin e reformës në drejtësi. Mazhoranca i ka plotësisht legjitime votat për të miratuar këto ligje. Kjo reformë kaq e rëndësishme kërkon që të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për mirëkuptim, për konsensus, për një klimë sa më konstruktive në mënyrë që edhe mesazhet më të fundit që vijnë edhe nga Brukseli për të mbështetur një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, të bëhet një fakt i kryer në javët e ardhshme?, tha kreu i Kuvendit. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga