LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ymeri kërkon aplikimin e kodit të Shqipërisë për Kosovën

29 Shtator 2016, 15:34, Kosova & Bota CNA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar votimin e rezolutës, përmes së cilës do të aplikohet kodi telefonik ?355? për Republikën e Kosovës.

Ymeri ka ftuar të tjerët që të votojnë rezolutën e propozuar, pasi sipas tij, në këtë mënyrë ndihmojnë zhvillimin e tregut të telekomunikacionit dhe përafrimin me Shqipërinë.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të nis menjëherë dhe pa vonesë negociatat me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për zëvendësimin e kodeve telefonike sipas rezolutës për zëvendësimin e kodeve telefonike.

Ai ka thënë se pas kësaj, kryeministri i vendit i raporton Kuvendit, jo më larg se përfundimi i muajit të parë pas votimit të kësaj rezultate, e më pastaj ngarkohet Kryesia e Kuvendit që t?ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë këtë kërkesë dhe rezolutë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas pauze, do të vendoset nëse do të hidhet në votim kjo rezolutë. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga