LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/Lufta Tahiri –Llalla, videon e prokurorit tek STOP e filmoi policia

29 Shtator 2016, 07:41, Aktualitet CNA

Ka disa detaje, por edhe fakte te pretenduara se video e publikuar dje ne emisionin STOP mund të jetë servirur nga Ministri i Brendshëm dhe filmimi të jetë kryer nga policia. Përplasjet e Prokurorisë me Policinë vazhdojnë dhe beteja midis tyre po shkakton edhe ?viktimat? e para. Kjo betejë ka shumë ngjarje dhe intriga brenda pasi prokuroria është institucioni që po gjurmon shpesh Ministrin Saimir Tahiri, kujtojmë dyshimet e ngritura së fundi nga media, se prokuroria dyshon dhe po heton, se është ai personi se mund të ketë dekonspiruar hetimin për avionin e rrëzuar në Ishëm, dyshime që cuan në sekuestrimin e telefonave të gazetarit Artan Hoxha.  Pas hetimeve për dekonspirimin plas video skandali i filmuar disa muaj më parë. Ndoshta rastësi por këto po bëhen të shpeshta për Tahirin që ka plot çështje në prokurori.

Citynews sjell analizën e disa detajeve. Sipas asaj që u pa në videon e publikuar në Stop dhe asaj që u tha në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, në TV Klan lindin mjaft dyshime dhe pikëpytje në lidhje me videon.

Moderatori i STOP Saimir Kodra ishte totalisht i paqartë dhe nuk dha asnjë detaj si kishte përfunduar çështja. Ai  u pyet ne emision dhe nuk tha asgjë si kishte shkuar më tej kjo cështje, çfarë dokumenta ishin siguruar etj detaje që vinin nga denoncuesi?

Në STOP akuzohej prokurori dhe jo oficeri i policisë që merte eurot. Një fakt që Saimir  Kodra nuk saimir-kodramundi ta sqaronte ishte se emisioni nuk nxori asnjë dokument ku përfshihej prokurori i akuzuar. Pra nuk dukej të kishte një hetim të thelluar nga emisioni por mjaftohej me denoncimin e qytetarit dhe videon. Denoncim që në asnjë rast nuk nxirte emrin e prokurorit por ai akuzohej pa asnjë fakt, ose të pakten kjo dje nuk ishte publike.

Këtu jo për të mbrojtur prokurorin sepse korrupsioni në sistemin e drejtësisë është dëshmi e jetuar çdo ditë nga shqiptarët, por lehtësisht lind pyetja. Ka një këndvështrim përtej STOP, veprimin mund ta ketë kryer vetë oficeri duke ditur se çështja mbyllej per dy apo tre ditë, fakt që e bente atë të kërkonte edhe eurot me shpejtësi. Ku qëndron përgjegjësia e prokurorit? Emri I tij nuk ishte askund, por thjesht ishte një officer të merte lekët në emër të tij.

Blendi Fevziu fliste për një detaj tjetër se dy mijë euro ishin dhenë më parë ndërsa Saimiri thoshte janë 18 mijë total. Edhe këtu pikëpyetje?

Video dukej qartazi se ishte filmuar në muajin korrik dhe drejtuesit e dhanë në 28 shtator, ndërkohë STOP këto kohë nuk ka pasur ndonjë skandal dhe denoncim që të tërhiqte audiencën. Në rast se video do ishte kryer nga stafi do kishte dalë në transmetim kohë më parë.

Prokurori që akuzohet dhe nuk Ii del emri apo nuk duhet askund në video është një person që ka pasur në dorë çështje direkte të Ministrit Tahiri. KY është një fakt i pamohueshëm.

Por ka edhe detaje të tjera që vijnë nga ndonjë portal që ka lidhje me prokurorin e akuzuar nga STOP prokuroridhe jep një version dhe qëndrim të tij për këtë skandal.

Akuzat janë direkte, ?mësohet se pas gjithë kësaj historie qëndrojnë struktura të errëta policisë së shtetit që kanë kryer filmimin e fshehtë. Mënyra e  vendosjes së kamerave në trup dhe makinë dyshohet se janë kryer nga policia dhe më konkretisht nga seksioni kundër pastrimit të parave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Video është realizuar në muajin korrik ndërsa transmetimi është bërë sot, më 28 shtator, ngre një tjetër pistë dyshimi. Burime konfidenciale konfirmojnë për Boldneës.al se Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa ka darkuar me një drejtues të një media të rëndësishme në vend, ka diskutuar edhe për arrestimin e një prokurori për rryshfet.

Nga ana tjetër emisioni investigativ ?STOP? e përcolli këtë denoncim si të mbërritur në redaksi nga qytetari. Ndërsa i çuditshëm është fakti se përse ky qytetar duhet të paguante 18 mijë euro rryshfet për të zhbllokuar paratë që i kishte të pastra.

Heshtja e zyrës së shtypit në Policinë e Shtetit duke mos dërguar asnjë njoftim për shtyp për arrestimin e zyrtarit është një tjetër provë që i implikon uniformat blu në këtë ngjarje. Gjithashtu, sipas Kodit Penal, qytetari në video duhej të arrestohej për nxitje të korrupsionit aktiv.prok-2

Ky infiltrim i policisë për të dërguar në burg prokurorin dhe oficerin e policisë gjyqësore ka një prapavijë hakmarrjeje të nisur disa muaj më parë.

Kjo pasi oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lusha  ka në dorë edhe çështjen e famshme të pajisjes italiane të përgjimit IMSI Catchet të përdorur nga policia e shtetit dhe për të cilën është vënë në përgjegjësi kreu i policisë së shtetit Haki Çako.

Por edhe prokurori Ardian Braho dukej se ishte në shënjestrën e policisë. Ai po hetonte kush e ka përgjuar ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri pas gjetjes në paradhomën e zyrës së tij të një çimke“, shkruan portali. /CityNEWS

Lajmet e fundit nga