LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria kërkon 5 vjet burg për mjekët

29 Shtator 2016, 13:12, Aktualitet CNA

Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg për mjekun, Petrit Rexhepi dhe anestezisten Elona Burba pasi akuzohen për vdekjen e bashkëshortes së futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha. Dy mjekët janë akuzuar nga prokuroria për mjekim të pakujdesshëm pasi nuk kanë bërë analizat e nevojshme  para dhe pas operacionit dhe konsiderohen fajtor për vdekjen e Doriana Hakës. Gruaja gjeti vdekjen vitin e shkuar 2 javë pas lindjes së djalit. Në momentin e shtrimit në spitalin ?Koço Glozheni?, gruaja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas ekspertizës, mjekët kanë kryer 12 shkelje para dhe pas operacionit të kryer. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga