LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot MYFTARAJ/Plehrat, kanabisi, muxhahedinët iranianë dhe e ashtuquajtura reformë në drejtësi i përkasin të njëjtit ekuacion djallëzor

29 Shtator 2016, 21:39, Aktualitet CNA

Qeveria e Edi Ramës, duke pranuar në Shqipëri të gjithë organizatën e muxhahedinëve iranianë, me mijëra njerëz, dhe jo vetëm një numër të vogël sipas përpjestimit që i takonte Shqipërisë në një ndarje të tyre në vendet e NATO-s, cfarë ishte marrëveshja e qeverisë paraardhëse, bleu në tregun e zi politik të Washingtonit, dy leje sa fitimprurëse për të, aq të dëmshme për vendin dhe banorët e tij.
Leja e parë është ajo për ta shndërruar vendin në një plantacion të madh të prodhimit të cannabis sativa. Leja e dytë është ajo për ta shndërruar Shqipërinë në një vend-kosh plehrash dhe mbetjesh të rrezikshme të Europës dhe më gjerë. Të dy këto leje sjellin të ardhura prej shumë miliardë eurosh për një pakicë njerëzish.
Për të mashtruar shqiptarët, në ndërkohë që përgatiteshin dhe bëheshin këto, u sajua teatri i reformës në drejtësi. Nuk është nevoja që një njeri të jetë shumë i mencur që të kuptojë se ?reformatorët? e Drejtësisë nuk janë të interesuar vërtet për një reformë që ta bëjë Drejtësinë funksionale, të pavarur, sepse nëse do të ndodhte kështu, gjyqtarët dhe prokurorët do të zbulonin dhe ndëshkonin autorët e skemës së mësipërme.
Sepse një Prokurori e pavarur do të kërkonte nga qeveria marrëveshjen për ardhjen e muxhahedinëve në Shqipëri, dhe kur të konstatonte mungesën e marrëveshjes, e cila për më tepër nëse ekzistonte duhet të kalonte në Kuvend për miratim, sipas Kushtetutës, do t? i dërgonte në Gjykatë si të pandehur Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Brendshme. Dhe Gjykata e pavarur do t? i dënonte si kriminelë.
Një Prokurorie të pavarur do t? i mjaftonte të ndërtonte kronologjinë e ngjarjeve për të kuptuar lidhjen që kam bërë në titullin e kësaj analize. Sepse nuk është rastësi që projekt-ligji për ardhjen e plehrave dhe mbetjeve të rrezikshme erdhi në Kuvend pas ardhjes masive të muxhahedinëve .
Autori i ekuacionit të shprehur në titullin e kësaj analize është Sorosi, i cili loboi në Washington për ta mbështetur këtë skemë, me synim që të sigurojë të ardhura për financimin e veprimtarive të fondacionit të tij në Ballkan dhe më gjerë Europë.
Në vitet e ardhshme Shqipëria do t? ua shikojë të keqen muxhahedinëve, plehrave të importuara, kultivimit masiv të kanabisit. Koha do të tregojë se sa do të jetë e aftë Drejtësia e reformuar për t? u përballur me këtë sfidë. Nuk e quaj veten për parashikues të madh nëse them se Drejtësia e reformuar as që do ta cënojë mbarëvajtjen e këtij biznisi djallëzor.

20:17 Aktualitet

Kapitullon Interi

Një tjetër mbrëmje e errët europiane për Interin e De Boer. ...

Lajmet e fundit nga