LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji nuk miraton djegien po riciklimin e plehrave

29 Shtator 2016, 10:02, Aktualitet CNA

 

Menjëherë pas kërkesës së Partisë Demokratike, për referendum popullor për mbetjen e plehrave ka reaguar Kryetari i Grupit të Partisë Socialsite, Gramoz Ruçi ku i quajti demokratët të paaftë. Ai theksoi se ligji, që u miratua një javë më parë, nuk lejon djegien e plehrave por vetëm riciklimin e tyre. ?Bëni opozitën si të mendoni dhe si të dëshironi por një gjë duhet thënë, se flisni për plehrat ndërkohë që s?kalon asnjë ligj për plehrat. Por ka kaluar një ligj për lëndë të parë për plehrat. Ligji nuk lejon djegie po riciklim. Ligji përcakton pikat nga do hyjnë, mjetet që do i kontrollojnë?, tha Ruçi duke e akuzuar opozitën se kërkon të bëjë referendum popullor me 64 mijë firmat që kanë mbledhur socialistët  3 vite më parë.  ?Flisni për dy gjëra të ndryshme se e keni mendjen tek ligji juaj. Ligji juaj është groposur, ndërsa ligji jonë e përcakton qartë se çfarë lënde do futet, se në cilat pika do futet dhe pajisjet sipas standarteve që do përdoren. Aq të paaftë jeni sa kërkoni referendum dhe përdorni firmat që kemi mbledhur ne para 3 vitesh?, përfundon Ruçi. Citynews.al

 

 

Lajmet e fundit nga