Connect with Us

“Home” merr kritika pozitive nga Critical Movie Critics

Kosova & Rajoni

“Home” merr kritika pozitive nga Critical Movie Critics

Publikuar

-

Filmi më i ri i regjisores More Raça, “Home”, i cili pati premierën në Raindance Film Festival, ka marrë një kritikë të fuqishme e pozitive në Critical Movie Critics.

Filmi, i cili u dha premierë në një festival me renome në botë, siç transmeton KultPlus, është cilësuar si jo sentimental, por një përpjekje për të treguar pjesët e ndryshme të kryeqytetit në një histori të mirë filmike.

“Filmi mund të konsiderohet si një copë e realizmit në Kosovë, me fokus në realitetin social e ekonomik, ku nuk shfaqet asnjë mundësi ose dalje nga kriza. Për një kohë të shkurtër diçka realiste shfaqet por shpejt del se është një formë e shtypjes burokratike” shkruhet mes tjerash në këtë kritikë.

“Home” flet për fatin e Havës, një grua 35 vjeçe, së cilës pas vdekjes së babait i ndryshon edhe jeta. Vëllezërit e saj pas kësaj ngjarje vendosin që ta ndajnë pasurinë ku Hava mbetet e përjashtuar nga e drejta për të qenë edhe ajo trashëgimtare e barabartë me vëllezërit.
“Dhe kjo shtypje ndaj Havës në film paraqitet si institucioni i patriarkatit, si një çështje endemike sociale më shumë sesa një tipar individual.
Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha jep detaje nga operacioni në Vlorë/ Zbulon sa ka shkuar çmimi për 1 kg kanabis

“Hava është lesbike e cila takohet në mënyrë klandestine me të dashurën e saj, në rol është Florentina Ademi, e cila më pas e informon se ato nuk mund të takohen më për shkak se një njeri që nuk ka emër është kthyer. Ai mund të jetë vëllai ose baba i të dashurës, kësaj të fundit. Këtu na del edhe një grua e shtypur nga presioni shoqëror, që nuk mund ta shfaqë lehtësisht seksualitetin e tij pos në raste të fshehta ose kur mbikëqyrësi i saj mashkull nuk është afër saj” vazhdon kritika e Critical Movie Critics për filmin e More Raçës.

Kritika kërkon që filmi të shfaqet në një audiencë më të madhe për shkak të adresimit të problemeve të ndryshme. /Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata në Kosovë/ Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se dy raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë dhe nga një rast në Kaçanik dhe Mitrovicë.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,678 mostrave. Shifra prej 113 i bie që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Përqindja e rasteve pozitive është më e lartë se një ditë më parë, kur ishte 3%.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 316 pacientë u shëruan nga koronavirusi. Shifrat e sotme e çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë në 106,651, të viktimave në 2,217 dhe të të shëruarve në 98,539. Raste aktive aktualisht janë 5,895.

LEXO EDHE:  Aktori i shqiptar nuk u lejua të shikojë filmin ku luan vetë, vjen reagimi i tij

LEXO EDHE:  Kardinalit shqiptar i dorëzohet çmimi "Vula e Paqes"

Në Kosovë, të mërkurën, nisi edhe faza e dytë e vaksinimit kundër koronavirusit, që përfshin personat 65-79 vjeç. Po sot, Kosova siguroi mbi 38,000 doza të vaksinave nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër koronavirusit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shpërndarja e vaksinave AstraZeneca, sipas UNICEF-it, do të bëhet në bazë të planit kombëtar të vaksinimit të Kosovës.

Ky është kontigjenti i dytë i vaksinave që Kosova pranon nga program COVAX, pasi më 28 mars, kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës.

Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.

Të mërkurën ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër koronavirusit.

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar te salla e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, ku po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19.

Niman Bardhi, koordinator për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë se rradhët e qytetarëve janë krijuar pasi nuk është përcjellë mesazhi në mënyrë të duhur që kjo grupmoshë do të vaksinohet në komunat përkatëse nga data 15 maj.

LEXO EDHE:  Halim Kosova e sulmoi hapur/ Bardhi: S’kam dëgjuar asnjë kritikë për staturën time

LEXO EDHE:  Kardinalit shqiptar i dorëzohet çmimi "Vula e Paqes"

“Është e pamundur që këtë grupmoshë ta kthejmë mbrapa dhe kjo është arsyeja që është mbipopulluar salla 1 Tetori. Në vend që të presin datën 15 dhe të vaksinohet në komunat e tyre, të gjithë kanë ardhur në sallën 1 Tetori”, tha Bardhi.

Sipas planit shtetëror, vaksinimi në Kosovë është ndarë në tri faza.

Personat 65-79 vjeç bëjnë pjesë në fazën e dytë, ashtu si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë.

Në fazën e parë, që ka nisur në fund të marsit, janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës. REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 3 viktima dhe 49 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Tri viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Dy raste të vdekjes u regjistruan në Gjilan, ndërsa një në Prishtinë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,494 mostrave.

Shifra prej 49 i bie që 3 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu tha se në 24-orëshin paraprak, 346 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,538, i viktimave në 2,213 dhe i të shëruarve në 98,223.

LEXO EDHE:  Halim Kosova e sulmoi hapur/ Bardhi: S’kam dëgjuar asnjë kritikë për staturën time

LEXO EDHE:  Paloka jep detaje për listën e deputetëve/ Çfarë do të ndodhë me kritikët e fortë të Bashës

Raste aktive aktualisht janë 6,102.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë dhe javën e kaluar, Kosova ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të hënën se më 12 maj do të pranojë edhe 38,400 vaksina të tjera përmes programit Covax. REL

LEXO TE PLOTE