LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident/ 3 të vdekur, mbi 100 të plagosur

29 Shtator 2016, 14:45, Aktualitet CNA

Një tren pasagjerësh ndërsa është përplasur në një stacion hekurudhor në qytetin Hoboken, në Nju Xhersi ka shkaktuar 3 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Dëshmitarët okularë raportojnë për njerëzit, ndërsa ekipet e emergjencës arritën në vendngjarje. Fotot e hedhura në rrjetet sociale tregojnë dëme të shumta pas aksidentit.

Një radio lokale trasnmetoi se treni çau barrierat dhe u fut mes për mes stacionit, në zonën e hollit.

Sipas raportimeve, treni duhet të ishte në destinacion në orën 8.38 të mëngjesit me orën lokale, por ishte vonë. Përplasja ndodhi në orën 8:30

Pasagjerët në tren thanë se edhe pse po i afrohej terminalit, treni nuk e uli shpejtësinë në asnjë moment dhe u përplas me shpejtësi të lartë në stacionin ku dhjetëra mijëra njerëz e përdorin në qytetin e Nju Jorkut çdo ditë.

Hoboken është 7 milje larg Nju Jrokut. Dhe shumica e njerëzve përdorin trenin e kësaj linje për të udhëtuar për në Manhatan.

Ben Faiclough, një dëshmitar që ndodhej në stacion, tha për BBC se treni kishte dalë plotësisht nga shinat.

?Unë nuk isha në tren, por mbërrita pasi ngjarja kishte ndodhur. Pashë njerëzit që dilnin nga dritaret e trenit. Kishte njerëz që ulesh në tokë me gjak në kokë. Kishte shumë të plagosur?.

Policia tha për NBC se përplasja nuk duket të jetë një akt terrorizmi. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga