LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma zgjedhore/ Dakordësi për ekspertizë të shpejtë e cilësore

28 Shtator 2016, 09:08, Aktualitet CNA

Ka nisur mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore. Duket se palët kanë rënë dakord që puna për reformën të bëhet më asistencë ekspertësh vendas dhe të huaj dhe të synohet një ekspertizë e shpejtë dhe cilësore.

Oerd Bylykbashi i cili drejton mbledhjen si bashkëkryetar i komisionit theksoi: ?Të riorganizojmë planin e kalendarit të punës së komisionit. Reforma kërkon ekspertizë intensive. Grupi i ekspertëve të ketë qasje të shpejtë. PD propozim për reformën zgjedhore

Kuadri ligjor duhet të jetë gati 6 muaj para zgjedhjeve. Kjo na bën që brenda vitit të kemi bërë të gjithë ndryshimet në Kod.

Nga ana tjetër Balla kërkoi: ?Ekspertët vendas të asistohen nga të huajt. Brenda 20 dhjetorit shkojmë në Kuvend me amendimet. E rëndësishme është përfshirja e emigrantëve në zgjedhje?. /Citynews.al

 

 

Lajmet e fundit nga