LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prizreni dënon dy persona për trafik droge

28 Shtator 2016, 16:14, Aktualitet CNA

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke iu caktuar masën e paraburgimit me nga një muaj të pandehurve nga Ferizaj me inicialet F.K. dhe R.G.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 27.09.2016, duke e kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri ? Kosovë, në pikën kufitare në fshatin Vërmicë me automjetin e markës ?Golf? gjatë kontrollit të automjetit nga Policia Kufitare-Vërmicë, konkretisht në motorin automjetit, janë gjetur substanca narkotike në peshë prej 1.995 gr. me qëllim të shitjes apo shpërndarjes e cila është konfiskuar nga ana e policisë së bashku me automjetin.

Me këtë veprim, të pandehurit me inicialet F.K. dhe R.G. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ?blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge? nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga