LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krujë/ Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

28 Shtator 2016, 13:54, Aktualitet CNA

Policia e Krujës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ilir (Lirim) Dobrozi 30 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë, akuzohet për veprat penale ?Vjedhje?,?Vjedhje me dhunë?dhe?Grup kriminal?. Maksimumi i dënimit për të arrestuarin është deri në 20 vjet burgim.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, bënë arrestimin Dobrozit pasi ai kërkohet nga Interpol Roma.

Interpol Roma, Itali, me shkresën Nr.2873/2016RGNR 3500/16 RGGIP, datë 03.08.2016 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, ku akuzohet nga Gjykata e Forlit, Itali, për veprat penale ?Vjedhje,? ?Vjedhje me dhunë?dhe?Grup kriminal?.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Krujë për veprime të metejshme. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga