LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investime para dhjetorit në sistemin e vaditje-kullimit

28 Shtator 2016, 13:34, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka takuar fermërë të Divjakës dhe ka premtuar nisjen e një investimi modern në sistemin e vaditjes dhe kullimit, brenda vitit 2016, që mbulon 100% rrethin e Lushnjes.

?Ne do të fillojmë përpara dhjetorit, investimin e parë modern në të gjithë territorin bujqësor shqiptar me një sistem ujitje hidraulik të mbuluar, ku administrimi i ujit për vaditje do të bëhet me çelës. Pjesa kryesore e investimit do të shtrihet në Bashkinë e Divjakës dhe pjesa tjetër do të shtrihet më tutje në këtë zonë. Praktikisht është një investim që pothuajse 100% mbulon gjithë rrethin e Lushnjës?, tha Rama.

Kreu I qeverisë vijoi më tej duke thënë: ?Sot për sot, ju e dini shumë mirë, një familje apo një grup familjesh fermerë nuk mund të shkojë në bankë, sepse nga pikëpamja komerciale llogaria nuk del dhe jo vetëm juve, por as fermerëve francezë. Ajo që na duhet është një bashkëpunim midis Ministrisë së Bujqësisë, ekspertëve të Ministrisë së Financave dhe bashkive. Programi ynë është një program për të mbështetur të vegjlit që të fuqizohen?

Në takimin ku shoqërohej edhe nga ministri i Bujqësisë Panariti, Rama iu dha përgjigje edhe shqetësimeve të fermerëve për rimburismin e TVSH. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga