LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doda-Pinderit/ Je një mjeran i vogël

28 Shtator 2016, 11:41, Aktualitet CNA

Kristi Pinderi e cilëson Dodën dhe politikën shqiptare si ?prostitutë politike?. Deklarata e Pinderit, ka ardhur menjëherë, pas opinionit të Kryetares së Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Dodës i cila ka qenë kundër legalizimit të prostitucionit. Ndërkohë nga ana tjetër Doda, ka reaguar shumë ashpër ndaj Pinderit, duke e quajtur atë mjeran. ?Po shof fyerje të rënda që Kristi Pinderi ka lëshuar në adresë time sepse kam dalë kundër propozimit të prostitucionit?ça të them o legen i vogël? Të ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua të ngas ata që s?jane më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as atë se ke? Ti je thjesht i mjerë sepse nuk ke e s?ke për të patur kurre dashurinë e një gruaje afër vetes? Je një mjeran i vogël. Ty s?të them dot as ta mendosh si në shtëpinë tende, se te vjen një ditë fëmija e të thotë kam zgjedhur këtë profesionin e prostitutës meqë e futët brenda ligjit, se as këtë s?ke për ta pasur dot?, i është përgjigjur Doda. Duke vazhduar mllefin e saj, ndaj Pinderit, ajo ka deklaruar se nuk ka fituar asnjë lekë pa djersë dhe pa respektuar ligjin duke e akuzuar atë se merr fonde nga BE-ja dhe qeveria shqiptare se fjala është i diskriminuar. ?Sa për zgjedhjet e mia politike i kam bërë me ballin lart dhe duke shkuar kundër çdo korrenti të forcës o legen. Nuk kam përfituar kurrë as një gjysëm leku pa djersë e pa respektuar ligjin, në ndryshim me ty që majmesh me fondet e BE-së e fonde qeverie për diskriminim që se ke patur kurrë?, përfundon Doda. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga