LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shkëputet çdo lidhje e politikës me krimin

27 Shtator 2016, 08:59, Aktualitet CNA

Kreu i Shtetit Bujar Nishani në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se lufta ndaj krimit të organizuar duhet nisë nga një akt i parë siç është shkëputja e çdo lidhje të politikës me krimin, qofshin ato edhe të ioluara.

?Krimi i organizuar në Shqipëri është një sfidë reale, problematike dhe krimi i organizuar kërkon një qasje dhe një përballje shumë dimensionale, të organizuar, të përbashkët. Mbi të gjitha, lufta kundër krimit të organizuar duhet të fillojë me një akt, i cili nuk është vetëm retorik ose legjislativ, por është një akt veprimi për të shkëputur çdo lidhje, qofshin ato edhe të izoluara, të politikës me botën e krimit. Nëse ne nuk do të jemi të suksesshëm në shkëputjen politikës nga bota e krimit, çdo hap i mëtejshëm do të jetë i infektuar dhe do të ketë goxha problem për t?u realizuar dhe për të arritur atë që ne duhet të kemi në goditjen ndaj krimit të organizuar?, tha Nishani.

Presidenti Nishani theksoi se ky është një problem serioz dhe duhet trajtuar si i tillë. Nishani ftoi autoritetet ligjzbatuese të angazhohet në një luftë pa hezitim. ?Unë u bëj thirrje të gjitha institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri, qeverisë shqiptare dhe çdo agjencie, që të luftojnë pa u lëkundur dhe të jenë të angazhuara, por edhe të përfshijnë të gjithë institucionet e tjera, të gjithë aktorët e shoqërisë, për të përballur krimin e organizuar. Sepse krimi i organizuar është një e keqe për këdo, për çdo individ, për çdo komunitet, për çdo agjenci, për çdo aktor, për çdo faktor në shoqërinë shqiptare. Është një problem serioz dhe unë kërkoj që ne ta trajtojmë, dhe që të gjithë ta trajtojnë me seriozitet?, nënvizoi Nishani. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga