LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtarja Qeleshi nuk komenton/ Kam folur përmes vendimit

27 Shtator 2016, 11:32, Aktualitet CNA

Megjithë çfarë ka ndodhur deri tani, ngjarja e dhunës mbi biznesmenin libanez, pronësia e diskutuar për pronën prej 45 ha në Gjirin e Lalzit, ku Faadi Mitri do të investonte, apo hetimi administrativ i urdhëruar nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, vetë gjyqtarja ka refuzuar të komentojë.

?Kam folur përmes vendimit? është shprehur gjyqtarja e gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi, e cila i njohu të drejtën e pronës në 45 ha tokë në Gjirin e Lalzit familjes Seçuni.

E pyetur nga Ora Neës gjyqtarja Qeleshi nuk ka pranuar të komentojë më tej as vendimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për të nisur procedurat për ti kërkuar KLD-së shkarkimin e saj.

Ministri deklaroi dje se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit?

Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez me shtetësi amerikane Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.

Më 21 shtator u largua nga të Shqipëria administratori i kompanisë  Faadi Mitri, i cili u dhunua nga tre persona.

Ndërkohë Citynews.al ka zbuluar fakte që flasin ndryshe për kontratën me të cilën i është dhënë trualli në përdorim Faadi Mitrit. Në të nuk flitet për resort, por për kontratë qiraje të mbarështimit të florës së egër.

Këtu mund të lexoni investigimin e Citynews. http://www.citynews.al/2016/09/skandali-omnix-albania-resort-turistik-apo-kontrate-qiraje-per-mbareshtimin-e-flores-se-eger/1

/Citynews.al

Lajmet e fundit nga