LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet/ I gjetën në banesë 29 kg kanabis

27 Shtator 2016, 14:50, Aktualitet CNA

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 27-vjeçarin, Klevis Balloku pasi i është gjendur në banesë 29 kg kanabis sativa. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se në banesën e Ballokut është sekuestruar edhe një armë gjahu teke si dhe 20 fishekë model 56. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale  ? Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe  sportive?  si dhe për ?Prodhim dhe shitje  e lëndëve narkotike?.  /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga