LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

180 mijë rrënjë kanabis në 6 ha/ Zbulohet plantacioni më i madh i marijuanës

27 Shtator 2016, 13:46, Aktualitet CNA

Policia italiane e provincës së Foxhias ka sekuestruar një plantacion prej 6 hektarësh marijuanë me rreth 180 mijë bimë kanabis të mbjella në territorin e komunës së Ordonas.

Është ky plantacioni më i madh i marijuanës i zbuluar deri më sot në Itali.

Për 3 ditë rresht forcat italiane të rendit kanë shkatëruar bimët narkotike me një peshë rreth 356 kg e të vlefshme për të përgatitur rreth 14 milionë doza mesatare marijuane.

Policia italaine ka arrestuar 3 kultivuesit e këtij e plantacioni; 1 shtetas italian 2 marokenë e po heton nëse ata punonin për llogari të tyre apo janë pjesë e një organizate ndërkombëtare trafikantësh.

Gjithashtu forcat e rendit kanë sekuestruar  në vendngjarjee një traktor të mbushur me arka me marijuanë, një impiant ujitës, makineri për grirjen bimës narkotike, peshore idustriale, si dhe instrumente të përdorura për prodhimin e kultivimin e bimëve të kanabisit. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga