LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stefanit i ngelet ora tek Berisha

26 Shtator 2016, 13:54, Aktualitet CNA

Analisti, Andrea Stefani i kërkon Mustafo Nanos, të japë prova për akuzat që bënë në adresë të kryministrit. Gjatë një interviste në gazetën ?Dita?, Stefani ka reaguar ndaj thirrjes së analistit Nano, i cili kërkon largimin e Ramës nga socialistët por jo rrotacion politik. Sipas tij, deklaratat e Nano-s kërkojnë  të risjellin Berishën në pushtet. ?E megjithatë, orteku i shpifjeve berishiste po ka edhe ndikimin e vet. Socialistët duhet të largojnë Edi Ramën ? apelonte në një shkrim Mustafa Nano. Po përse duhet ta bëjnë një gjë të tillë socialistët? Sepse, vjen përgjigja, Rama është i korruptuar, se ka ngritur një qeverisje të korruptuar, se situata i ka dalë jashtë kotrollit, se qeveritarët kanë ca marrëdhënie të çuditshme me ca njerëz që i rrethojnë, por edhe me biznesmenë por, zakonisht edhe me njerëz që janë përfshirë në krimin, se  situata qenka më dramatike se kurrë në Shqipëri. Ashtu?! ? pyesim. Edhe më dramatike se viti ?97, se shtatori ?98, se 21 janari 2011? Përveç kësaj, nuk gjej në akuzat e mësipërme asgjë më shumë se ?fjalët e kazanit? të Saliut?, shkruan Stefani duke e cilësuar qeverisjen e Berishës si të keqen më të madhe që i ka ndodhur vendit. ?Nano na propozon që të qeverisemi përsëri nga Berisha, nga banditi delinkuent, na propozon që të zgjedhim si shpëtim të keqen më të madhe! Dhe mos të gënjejë mendja njeri, sa kohë që Saliu është në SHQUP, gjithçka do të jetë nën hyqmin e tij, PD dhe çdo qeverisje e PD. Sepse ajo është një parti e ndërtuar mbi ?Fyhrerprizip?. Mund ta maskojë lidershipin e Berishës me lloj-lloj lulkash, por ai do te mbetet deri në fund lidershipi i Saliut?, shkruan Stefani. Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga