LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani shkarkon drejtuesin e Avokaturës së Shtetit Durrës

26 Shtator 2016, 13:24, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka njoftuar vetë shkarkimin e përfaqësuesit të Avokatisë së Shtetit në Durrës, duke e bërë përgjegjës për mosankimin e çështjes së dhënies së pronësisë familjes Seçuni të 45 ha tokë në Gjirin e Lalzit. Manjani ka thënë se avokatura e shtetit duhet të ankimonte shkeljen e ligjit nga gjyqtarja Joana Qeleshi.

?Nuk lihet pa përgjejgësi as bashkia Durrës as Avokatura e Shtetit që duhej ta kishin ankimuar. Nëse gjykata bëri gabim me vendimin ata nuk e ankimuan. Avokatja e shtetit të thellojë analizën në institucionin që drejton. Që nga ky moment drejtuesi i avokaturës së shtetit në Durrës është i shkarkuar. Gjithashtu dhe juristi. Asnjë lloj tolerance. I kërkoj bashkisë Durrës të analizojë dhe shkarkojë juristët që kanë lënë këtë çështje të hyjë në fuqi?, tha ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Palë në proces ishte dhe bashkia e Durrësit dhe Manjani i kërkon të marrë dhe ajo masat si bashkëpërgjegjëse për këtë. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga