LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e SHBA-së e shqetësuar për vonesat e reformës në drejtësi

26 Shtator 2016, 07:04, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan Donal Lu kohët e fundit ka zhvilluar takime me krerët qeverisë. Gazetari Aleksandër Çipa i sheh ato si shqetësime të Ambasadës së SHBA lidhur me vonesat në reformën në drejtësi.

?Ndër arsyet më të marra me mend në këtë takim të mbrëmjes së vonë të së dielës mes Ambasadorit amerikan dhe Kryeministrit mund të lidhen ndoshta me 6 ligjet e pritshme për vettingun.Dhe që janë pjesa më themelore e reformës në drejtësi. Është e vërtetë që Ambasada amerikane në Tiranë dhe për rrjedhojë Ambasadori Lu si ndjekës dhe protagonist i indicies për ta përshpejtuar proçesin e reformës në drejtësi është i shqetësuar nga kjo vonesë e mbajtur në një lloj kohë vonese?, shprehet Aleksandër Çipa në një intervistë në studion e Ora Neës.

Lidhur me qëndrimin e opozitës drejtuar Gjykaatës Kushtetuese, Çipa e cilëson atë si një refuzim nga ana e opozitës, që sipas tij duket sikur po fiton një kohë vonesë të paarsyeshme.

Tashmë ndërsa është tejkaluar afati ligjor që priste miratimin nga Presidenti, opozita përkundër këmbënguljes së faktorit ndërkombëtar i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ose më saktë do i drejtohet sipas pohimeve paraprake.Këto të gjitha padyshim që krijojnë një dilemë për atë që konsiderohet sfida më e rëndësishëm e mandatit qeverisës të së majtës aktuale në pushtet. Reforma në drejtësi është një nga sfida më të mëdha që lidhet me sistemin në përgjithësi, funksionimin e demokracisë institucionale në mënyrë të posaçme dhe asaj ligjore. Të gjitha këto duket sikur po fitojnë një kohë vonesë të paarsyeshme?, tha gazetari Çipa.

Më tej Çipa vijon duke thënë: ?Pavarësisht se ka një ndasi politike në lidhjen me çështjen e reformës në drejtësi, por në mënyrë të posaçme me vettingun dhe janë disa zëra të cilët kanë një besueshmëri për sa i përket qëndrimit opozitar sepse janë zëra që kanë të bëjnë jo vetëm me rolin që ata kanë brenda lidershipit por dhe pozicionin që kanë pasur në funksione drejtuese kur PD ka qenë në pushtet. Dhe këta po shprehen për një lloj refuzimi të kësaj që po të flasim me gjuhën e zotit Gjana, ish-Ministrit të shprehur sot, që sikur mbrojnë atë justifikim tashmë të dalë kohe që lidhet me sovranitetin e vendit. 6 ligjet që pritet të miratohen për ta kompletuar dhe vënë në lëvizje mekanizimin zbatues të reformës në drejtësi janë themelore jo për Kryeministrin aktual, por janë themelore për shoqërinë. Dhe kjo është një çështje që brenda vullnetit të lidershipit por jo vetëm opozitar ka gjithmonë një tendencë penguese për të fituar kohë, ndoshta deri në zhvleftësimin e këtij problemi në kontekstin e hyrjes në terrenin electoral?. Ai tha se paketa me 7 ligjet, thekson Çipa, janë themelore për shoqërinë.

I pyetur mbi ligjin për importin e mbetjeve, analisti Çipa tha se qeveria Rama nuk ka llogaritur pasojat në publik. ?Qeveria dhe deputetët e PS dhe shumicës po përballen me përbuzje publike që tejkalon hapësirën e Shqipërisë administrative? tha ai.

Në këndvështrimin e gazetarit Aleksandër Çipa ligji I importit të mbetjeve ?ky ligj, por sidomos pasoja që ai po sjell në marrëdhëniet mes shumicës qeverisëse dhe publikut është një sfidë e pambarimtë. Qeveria Rama nuk e ka mirëllogaritur atë që do të vijë prej reagimit dhe sidomos prej asaj që po shohim, nga mënyra sesa me përbuzje qytetarët shqiptarë e kanë pritur këtë ligj?. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga