LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA/Arrestohet i dyshuari për sulmin në qendrën tregtare

25 Shtator 2016, 16:06, Aktualitet CNA

Autoritetet amerikane njoftuan se një 20-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për sulmin me armë në një qendër tregtare në shtetin e Uashingtonit, në verilindje të SHBA-së.

Arcan Cetin, një emigrant nga Turqia, banor i Oak Harbor, të shtetit Uashington, u kap dje pas një operacioni kërkimi prej gati 24 orësh. Fillimisht, autoritetet e patën përshkruar atë gabimisht si me origjinë hispanike. Nuk dihet ende motivi i sulmit.

Zyrtarët thanë se Arcan Cetin u arrestua në një rrugë të Oak Harbor nga shefi i policisë së zonës, i cili kishte marrë një informacion për vendndodhjen e tij.

Shefi i policisë tha se në momentin e ndalimit i dyshuari lëvizte i mpirë.

Arcan Cetin qëlloi me armë katër gra dhe një burrë në dyqanin ?Macy?s? brenda qendrës tregtare ?Cascade Mall? në qytetin Burlington, rreth 100 kilometra pranë qytetit Seattle. Gratë vdiqën menjëherë, ndërsa burri ndërroi jetë më vonë në spital.

Dëshmitarët gjatë sulmit të ditës së premte thanë se njerëzit filluan të dilnin menjëherë me vrap nga qendra tregtare, sapo u dëgjuan të shtënat. Në orët në vazhdim, oficerët e policisë rrethuan zonën, inspektuan qendrën tregtare dhe filluan operacionin e kërkimit të autorit.

Qendra tregtare ?Cascade Mall? është një godinë brenda të cilës ndodhen dyqane veshjesh, restorante dhe një kinema./VOA

Lajmet e fundit nga