LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfida e emigracionit zgjidhet me dyer të hapura, jo me mure

25 Shtator 2016, 12:24, Aktualitet CNA

Në krye të jurisë së edicionit të 11-të i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut do të jetë ambasadori në detyrë i prezencës së OSBE në Tiranë Robert Wilton. Në një intervistë ekskluzive për Ora Neës, Ëilton ndalet të komentojë situatën e moszbatimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë. Ambasadori në detyrë i prezencës së OSBE Robert Wilton thotë se problem mbetet moszbatimi i ligjit.

?Së pari cështjet e të drejtave të njeriut janë për të biseduar. Duhet të reflektojmë, meqe ato janë çështjet me të rëndësishme. Përgjithësisht në Shqipëri korniza ligjore nuk është keq. Problemi në tërësi është zbatimi dhe në shumë fusha të ndryshme moszbatimi i ligjeve. Më duket që filmi është një medium më efikas për të zbuluar idenë e drejtësisë?, theksoi Wilton.

Ndër risitë e kësaj ngjarjeje për filmin Wilton thotë se ky festival vjen me dy mesazhe që lidhen drejtëpërdrejtë me krizën e emigrantëve në Europë për të cilën thotë se barrierat e sigurisë nuk janë zgjidhje.

?Sfida e emigracionit zgjidhet me komunikim dhe me dyer të hapura dhe jo me muret. Kjo është temë tepër e prekshme në këtë moment. Është sfida më e madhe. Si ballafaqohemi me çështjen e emigrimit ne Europë. Ballafaqohemi me muret apo me mirëseardhjet?, theksoi Wilton.

Duke folur për filmat në festival Wilton tha se ata përfshijnë problemet aktuale si emigracioni në botë.

?Kemi filma nga tërë botën, nga SHBA, Kina, Afrika, Shqipëria pra kemi një larmi tepër të bukur. Nuk është hera e parë që kam qenë në festival, por ideja për mbikqyrje të festivalit ka qenë  një mundësi e bukur. Kam shumë interes personal në film, si një mënyrë komunikimi mes njerëzve dhe profesionalisht kam interes për të drejtat e njeriut. Kriza e emigrantëve që është shndërruar në problemin kryesor të botës sot, do të pasqyrohet edhe në filmat pjesëmarrës në këtë edicion të 11 të festivalit të filmit Marubi?, tha Wilton.

Në akademinë e Filmit Marubi çelet të hënën edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar i filmit për të drejtat të njeriut. Ngjarja do të zgjasë për një javë dhe të gjithë filmat mund të ndiqen falas nga kushdo. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga