LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet për Vetingun

25 Shtator 2016, 15:27, Aktualitet CNA

Pas vendimit të Partisë Demokratike për të ankimuar në Kushtetuese ligjin për vetingun, juristi Sokol Hazizaj sqaron se Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet për vetingun. Ai sjell tre argumentet e tij ligjore. Sipas juristit Hazizaj, Kushtetuesja vetë do t?i nënshtrohet procesit të vetingut dhe mund ta marrë në shqyrtim kërkesën e PD vetëm pasi të përfundojë kontrolli ligjor. Sipas tij, s?mund ta shqyrtojë kërkesën e PD pa kaluar vetë në procesin e vetingut.

?Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet për ligjin, sepse vetë është e vetinguar; pra është në procesin e vetingut. Ka një konflikt të karakterit formalo-juridik. Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë, në mënyrë ekstraligjore i nënshtrohen procesit. Duhet të mbarojë një herë procesi i kontrollit ligjor të parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, që Gjykata Kushtetuese të mund ta marrë për shqyrtim kërkesën e bërë nga subjekti politik, PD. Dhe e dyta, nuk i janë dhënë mundësitë çdo gjykate shqiptare, që do t?i nënshtrohen këtij procesi, për shkak të kohës dhe hapësirës që shtrihet ligjërisht të shprehen mbi kushtetutshmërinë apo jo kushtetutshmërinë e përmbajtjes dhe formës së ligjit. Dhe e treta, për sa kohë ndryshimi është bërë me ligj kushtetues, Kushtetuta e ka sqaruar se kush do t?i nënshtrohet vetingut. Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi ligjore kushtetuese të shprehet pa u kaluar ajo vetë në proces?, sqaroi juristi Hazizaj.

Ndërkaq, Hazizaj tha se ligjet e tjera që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese do të ngjallin sërish një betejë politike, duke zvarritur zbatimi e reformës në drejtësi. ?Ligji në përmbajtje ka shkaqe që e zgjerojnë kontrollin e dimensionit mbi gjyqtarin edhe në kuptimin e lirisë vetjake të tij. Ndonëse ndryshimet kushtetuese ishin të nxituara, ezaurimi i saj në praktikë dhe shoqërimi me ligjet e tjera organike do të ketë vështirësitë e saj, të cilat do ta thellojnë më tepër konfliktin politik. politikës sot i intereson vetëm aseti për të rrëmbyer çdo lloj pushteti përtej ekzekutivit?, tha Hazizaj. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga