LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoi mjetin i dehur, iu vunë prangat

25 Shtator 2016, 13:10, Aktualitet CNA

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Hyqmet Muça,  56 vjeç,  banues në fshatin Mengel Elbasan

Ky shtetas,  u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme pasi duke drejtuar  mjetin motorr tip “Yamaha” pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi në fshatin Mengel, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale ?Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur?  parashikuar  nga  neni 291  i Kodit  Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga