LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri publikon foto të Bashës me një trafikant droge

24 Shtator 2016, 13:25, Aktualitet CNA

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit, pas akuzave të opozitës se vendi është rrënuar nga droga. Tahiri ka publikuar një foto ku është kreu i PD-së, Lulzim Basha duke zhvilluar një takim në portin e Durrësit me një person të shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike. Ministri nuk e akuzon Bashën për trafikant por i kërkon atij të tregoj nëse personi në foto është mik i tij, apo i partisë.

?Unë nuk kam ndërmend të akuzoj Lulzim Bashën si trafikant apo pronar të drogës që iu kap mikut te tij dhe të partisë së tij. Kjo do ishte e tepërt dhe e padrejtë. Nuk kam ndërmend as të them se me paratë e drogës që ky medemek biznesmeni kërkonte të trafikonte në Itali, financohet PD dhe tellallet e saj që recitojnë të foltorja. Por nuk kam sesi sot, që miku fotografik i Lulzim Bashës dhe PD u kap me presh në duar me plot 130 kg drogë që donte ti trafikonte në Itali, ti them Lulzim Bashes e shqup-istave të tjerë: turperohuni për baltën që keni hedhur, e mbyllni gojën?, ka shkruar Tahiri në rrjetet sociale. Ndërkohë që personi ne foto me kreun e PD-së është personi i shpallur në kërkim pasi në një makinë që ishte në pronësi  të tijë është kapur mëngjezin e sotëm 130 kg kanabis.  /Citynews.al

Lajmet e fundit nga