LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk i kemi tradhëtuar shqiptarët

24 Shtator 2016, 14:20, Aktualitet CNA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar edhe njëherë për ligjin e plehrave miratuar dy ditë më parë me 63 vota.  Rama ka deklaruar se nuk i ka tradhëtuar shqiptarët dhe si ligji i ri për plehrat normalizon industrinë e riciklimit. Ai thekson se ky ligj, lejon vetëm importin e mbetjes së letrës, plastikës, aluminit dhe drurit. Sipas tij akuzat e sharlatanëve politikë e mediatik për të ndikuar te qytetarët janë vetëm shpifje. ?Çfarë po u thuhet sot njerëzve nga sharlatanët politikë e mediatikë, për ligjin e ri të mbetjeve, është një shpifje që synon t?u fusë frikën dhe t?i përdorë kundër qeverisë! Ne nuk i kemi tradhëtuar shqiptarët kur ndaluam importin e plehrave nga jashtë; nuk i kemi tradhëtuar kur kaluam ligjin e ri që s?ka të bëjë gjëkundi me lejimin e importit për plehra që digjen apo groposen në Shqipëri; nuk do t?i tradhëtojmë kurrë për asnjë interes që bie ndesh me interesin e tyre e të fëmijëve tanë! Ligji i ri është vetëm normalizimi i jetës për industrinë e lehtë të riciklimit, 100% sipas legjislacionit të gjelbër të BE-së, e cila blen mbetje letre, plastike, alumini apo druri dhe i kthen në lëndë të parë për prodhimin e ambalazheve, shisheve plastike, kanaçeve të aluminit apo material bio për ngrohje (pelet)?, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga