LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KESH tender me 99% të vlerës dhe vetëm një ofertues

24 Shtator 2016, 09:42, Aktualitet CNA

Tenderat me 99% apo 100 % të fondit limit tashmë janë bërëe të zakonshme në buletinin e prokurimeve publike. Në heshtje pa ankesa, me një ofertues, në vlera maksimale dhe në fundi ?fitojnë të gjithë?.

Tenderave me 99% të fondit limi,t duke mos kursyer asnjë lekë nuk ju ka shpëtuar as KESH. Sh.a. Pas denoncimit të skandalit me dhënien e menaxhimit të kaskadës së Drinit, sërbëve KESH, sjell tenderat ku abuzimi nuk ndalet.

Sipas buletinit të APP KESH ka zhvilluar një tender për blerjen e dy mjeteve lundruese me vlerën 34,300,000 (Tridhjetë e katër milion e treqind mijë) Lek pa TVSH..(te reja)

Sipas publikimit zyrtar është zhvilluar procedura e prokurimit: Procedurë e Hapur, me mjete elektronike. ?Blerje 2(dy) mjete lundrues? me fondi limit: 34,300,000 (Tridhjetë e katër milion e treqind mijë) Lek pa TVSH. Njoftojmë se, ka qenë pjesëmarrës në këtë procedurë 1 (Një) Operatorë Ekonomik me vlerën përkatëse: 1- GTS sh.p.k, me vlerë të ofertës 33,960,396 (Tridhjetë e tre milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) Lek pa TVSH.

Duket qartë nga publikimi zyrtar se kemi një tender të fituar me 99% të vlerës dhe me një ofertues të vetëm. Shuma që është rikthyer në buxherin e institucionit është ndoshta më e vogës se rroga apo të ardhurat mujore të drejtiorit të institucionit./CityNEWS

 

 

Lajmet e fundit nga