LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident tragjik/ Humb jetën 10-vjeçari

24 Shtator 2016, 11:38, Aktualitet CNA

Pas një aksidenti tragjik në qytetin e Peqinit, ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar. Fëmija është përplasur për vdekje nga një kamionçinë e cila drejtohej nga 40-vjeçari, Xh.S. Edhe pse 10-vjeçari është dërgua menjëherë në spital nuk ka mundur të mbijetojë, duke gjetur vdekjen gjatë rrugës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjocaj, ku fëmija po tentonte të kalonte rrugën. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë ku kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Xh. S, banues në Lushnje që drejtonte mjetin tip Benz kamionçinë. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lajmet e fundit nga