Connect with Us

Ligji i miratuar është për riciklimin e mbetjeve

Aktualitet

Ligji i miratuar është për riciklimin e mbetjeve

Publikuar

-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ligji i votuar dje është një hap i domozdoshëm për të normalizuar situatën ligjore. Mesazhi i Ramës në rrjetet sociale  ka ardhur menjëherë pas reagimeve të ashpëra që ka pasur si nga politika ashtu dhe nga shoqëria civile. Sipas tij, ky ligj nuk ka lidhje me plehrat ogurzeza por ka për qëllim riciklimin e mbetjeve. “Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!

Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.

LEXO EDHE:  Video-Akuzat e forta/ Basha zbulon ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë. Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit!”, ka shkruar kryeministri, Rama. /Citynews.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E mitura e kallëzoi për ngacmim seksual/ Arrestohet 56 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56 vjeçar pasi një shtetase e mitur ka bërë kallëzim për të për akuzën e ngacmimit seksual.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Autoritetet gjermane ngrenë alarmin: Po falsifikohen certifikatat e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundësojë udhëtimin më të lehtë. Por ndërkohë kanë filluar edhe falsifikimet e shumta. Autoritetet thonë se do të ndërmarrin masa.

Falsifikimi i dokumenteve të vaksinimit kundër virusit Corona është shndërruar në një temë preokupimi për autoritetet e sigurisë në Gjermani, por ky problem është lënë shumë pas dore nga politika. Kryetari i autoriteteve për luftën kundër kriminitalitetit (BDK), Sebastian Fiedler, deklaroi për gazetën “Handelsblatt”: “Problemi ekziston tashmë dhe do të mbetet aktual për një kohë të gjatë, pasi me një vaksinim të plotë lirohesh nga kufizimet e të drejtave themelore ose, në të ardhmen, do të kesh përfitime për lëvizjen e lirë”. Ndaj edhe ata që refuzojnë vaksinimin do të jenë të interesuar të kenë këtë dokument për t’i ikur detyrimet e karantinimit.

Fiedler akuzon politikanët se kanë dështuar në këtë drejtim. Ai e konsideron problemin efalsifikimit të të dhënave tëvaksinimit si një “shembull tipik i një dukurie të re të parashikueshme”.

Kryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane (DPolG), Rainer Wendt, gjithashtu konsideron se kartat e vaksinimit mund të falsifikohen lehtë. Policia e ka shumë të vështirë t’i njoh dokumentet e falsifikuara, “nëse kjo nuk është bërë në mënyrë shumë të dobët”, dekalaroi ai për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”. Kërkohet qasje në bazën e të dhënave për policinë

Ndaj Wendt kërkon që oficerëve të policisë, policëve kufitarë dhe kontrolluesve komunalë t’u jepet qasje në bazën e të dhënave të vaksinimeve të Institutit Robert Koch (RKI). Deri më tani, këto të dhëna janë raportuar në mënyrë anonime nga qendrat e vaksinimit, por kjo duhet të ndryshojë, kërkoi ai. “Të dhënat duhet t’i transmetohen RKI-së në tërësi. Do të thotë, duhet të kenë emrin, të dhënat personale dhe datën e vaksinimit dhe të ruhen atje në mënyrë që të mund të shihet qartë se kush dhe kur është vaksinuar e kush jo.” Këto të dhëna më pas mund të vihen në dispozicion të autoriteteve të kontrollit në internet për një periudhë kalimtare, në mënyrë që shërbimet e sigurisë të mund të hetojnë drejtpërdrejt, nëse dikush vërtet është vaksinuar apo jo, tha Wendt.

LEXO EDHE:  “Rama po hakmerret politikisht me Shkodrën”/ Bushati: Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari mesazh të fortë Bashës/ Mos u rikthe në krahët e Edi Ramës

Prej ditësh në Gjermani personave të vaksinuar ose shëruar nga sëmundja Covid-19 u janë kthyer disa të drejta, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. Për këta persona nuk ka më kufizime të kontakteve apo të lëvizjes, ata trajtohen si personat që kanë bërë një test me rezultat negativ.

Prej të dielës së kaluar, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregullat për futje në këtë vend, për personat që kthehen nga pushimet. Personat e vaksinuar dy herë ose të shëruarit nga sëmundja Covid-19 nuk kanë nevojë të bëjnë teste dhe të futen në karantinë – përveç nëse vijnë nga një zonë me variante të reja të virusit Corona./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-E pazakontë në Shkodër/ Qyteti zgjohet i zbardhur

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm Shkodra është zgjuar e zbardhur nga breshëri.

Një fenomen i pazakontë ky për qytetin në këtë mes maji kur të gjithë presin që të vijë vera. Reshjet kanë nisur në mesnatë e sot në mëngjes breshëri kishte mbuluar të gjitha rrugët e rrugicat e qytetit.

Automjetet qarkullojnë me lehtësi, pavarësisht se breshëri ka arritur në disa centimetra./CNA.al

LEXO TE PLOTE