LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bumi i investimeve është droga

23 Shtator 2016, 13:43, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar Statkraft për investimin në hidrocentralin e Devollit dhe Tap. Basha tha se me to ajo realizoi vizionin dhe programin e Partisë Demokratike. Basha ka ironiur gjithashtu kryeinistrin Rama i cili ishte në ceremoninë e inaugurimit të HEC-it të Banjës.

Nga selia e PD-së Basha tha se ky investim është meritë e qeverisë Berisha

?Hidrocentrali i Devollit dhe TAP, dy investime të kontraktuara nga qeverisja e PD mbajnë gjallë investimet e huaja në vend, të cilat po bien nga viti në vit të qeverisjes Rama?, theksoi Basha

Basha ngriti dhe një pyetje për kundërshtari i tij politik por i dha vetë përgjigje ?Sa është shifra e investimeve që ka sjellë në këto 3 vite 4?

?Është 10 herë më e vogël sesa në 8 vite parardhëse sepse është përkujdesur për të mbështetur investimet e klientëve të tij. I vetmi investim i tij janë fasadat dhe bumi i investimeve është droga, kthimi i Shqipërisë në plantacion gjigant droge e vetmja gjë?, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se Rama ka qenë i domodoshëm vetëm për kthimin e Shqipërisë në hambar droge.

?E vetmja gjë që do të kishte qenë e pamundur pa Edi Ramën është kthimi i Shqipërisë në hambar droge dhe lidhja e paktit me mafien e plehrave?, tha Basha. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga