Connect with Us

Hashashi dhe meraku i negociatave përplasin Bumçin me Selamin

Aktualitet

Hashashi dhe meraku i negociatave përplasin Bumçin me Selamin

Publikuar

-

Përfaqësuesi  i opozitës në Komisionin për Politikën e Jashtme, Aldo Bumçi, tha se Bashkimi Europian nuk do të ketë raport pozitiv për Shqipërinë, për shkak të hashashit dhe të vjedhjes së votës. “Sot vetëm një lajm ka Shqipëria, që është hashashi, një qeveri e lidhur me hashashin, mendon që me hashash do të fitojë zgjedhjet si në Dibër dhe mendon se me këtë overdozë do të fitojë dhe Shqipërinë. Overdoza sjellë vetëm fundin e atyre që e përdorin vazhdimisht. Nuk e di se si pritet që të ketë një raport pozitiv në këtë drejtim, vetëm nëse sytë janë mbyllur dhe veshët shurdh”, tha Bumçi.

LEXO EDHE:  Java e Europës/ Mogherini: Negociatat të arritshme

Për deklaratën e Bumçit, ndërhyri  deputeti demokrat, Eduard Selami, i cili tha se kolegu i tij nuk paraqiti qëndrimin e opozitës për anëtarësimin e vendit në BE. “Unë dua të sqaroj diçka, zoti Bumçi si nënkryetar i komisionit, si përfaqësues i opozitës këtu, ato shqetësime që ngriti janë shqetësime reale të opozitës, por unë nuk dua të krijohet mendimi dhe keqkuptimi që zoti Bumçi nuk është për hapjen e negociatave”, e korrigjoi Selami-Bumçin. /Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

E rëndë/ 21-vjeçarja ndërron jetë një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian, ku një 21 vjeçare ka ndërruar jetë në ditën e saj të dasmës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nusja e re humbi jetën pas një sulmi në zemër vetëm një orë pas dasmës në shtëpinë e saj, ende pa hequr fustanin e nusërisë.

21 vjeçarja Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Ja si mashtroi për negociatat

LEXO EDHE:  Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Ja si mashtroi për negociatat

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një banor pranë banesës së çiftit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Peleshi jep lajmin e mirë/ Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka bërë të mundur parandalimin e katastrofës, në zonën e lumit të Vlorës.

“Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

LEXO EDHE:  Lubonja “kryqëzon” Bashën/ Duhet debat i hapur në parti, nuk ka strategji për të mbrojtur votën

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët përgatiten për debatin e parë

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.”-shkruan Niko Peleshi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deri tani ka “fituar” vetëm Basha”/ Astrit Patozi i njeh “meritat” kreut të PD

Publikuar

-

Nga

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend dhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas shpalljes non-grata nga SHBA dhe pasi ambasadorja Kim, kërkoi që ai mos jetë në Kuvend në shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se deri tani i vetmi që ka “fituar” është Lulzim Basha.

Sipas tij, deri tani, Basha ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim dhe për këtë i duhen njohur “meritat”.

Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit “non grata”.

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator.”-shkruan Astrit Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE