LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DENONCIMI: Kryetari i Bashkisë së Pogradecit na ka kërkuar 70 mijë euro privatisht dhe po pengon përfundimin e rrugës

22 Shtator 2016, 18:45, Aktualitet CNA

?Pevlak?, e cila është ndërtuese e kësaj pjese rruge të mbetur pa përfunduar në aksin Lin-Pogradec, shprehu shqetësim ?për cënim të biznesit dhe imazhit të firmës që ai drejton?, duke dhënë shpjegime lidhur me shkakun e vërtetë të ndërprerjes së punimeve në këtë pjesë rruge.

Ai akuzon me emër, mbiemër e fakte kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, zotin Eduard Kapri, si shkaktarin e bllokimit të punimeve të rrugës!

Denoncimi:

?Unë, quhem Vladimir Pejtërgjokaj, një nga përfaqësuesit e firmës ?Pevlaku? që kryen punimet në segmenti e rrugës Lin-Pogradec.

Lexova në gazetën ?Telegraf? një lajm në të cilin firma jonë akuzohet sikur ka ndërprerë e braktisur punimet dhe ka ikur bashkë me makineritë dhe punonjësit duke marrë lekët e duke mos kryer punimet.

Nuk është aspak e vërtetë, që ne kemi ndërprerë punimet, që kemi marrë makineritë e milionat dhe kemi ikur nga objekti.

Makineritë e firmës tonë janë parkuar e mbahen në ruajtje dhe gatishmëri të plotë për punë, pranë objektit.

Ju thoni, që ne jemi firmë nënkontraktore, por në realitet jemi firmë e vetme kontraktore, e shpallur fituese e tenderit dhe e kontraktuar sipas ligjit për prokurimet, për të kryer punimet e mbetura në këtë aks rrugor.

Shkak i ndalimit të punimeve nuk është mungesa e seriozitetit, profesionalizmit, potencialit dhe korrektesës së firmës sonë për të përballuar punimet.

Shkaktari i vetëm i bllokimit të punimeve është kryetari i Bashkisë së Pogradecit, zoti Eduard Kapri.

Ky na ka kërkuar privatisht 70 mijë euro ?bakshish?, duke na i argumentuar sikur gjoja do ?t?i përdorë për investime në bashki?!

Ne refuzuam prerazi t?i jepnim shumën e kërkuar në këtë lloj mënyre, mbasi nuk është në modelin e praktikës dhe moralit të biznesit e karakterit tonë dhe vumë në dijeni institucionet shtetërore e politike, prej nga ka varësinë zyrtare dhe përfaqësimin politik ky drejtues bashkie.

Mirëpo, pas refuzimit tonë, nisi hakmarrja e kryebashkiakut Eduard Kapri, i cili sajoji një ngërç të qëllimshëm e antiligjor me punimet e rrugës, për të goditur firmën tonë.

Pa asnjë kompetencë ligjore mbi veprimtarinë e firmës sonë dhe pa asnjë fuqi ligjore për ndërhyrje në kontratën e lidhur me qeverinë shqiptare, konkretisht me autoritetin kontraktor-Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, kryebashkiaku Kapri nxjerr një urdhër me të cilin na njoftoi, se firma ?Pevlaku? (firma jonë) nuk do t?i evadoj mbeturinat në vendin e miratuar sipas kontratës nga Ministria e Transporteve, Drejtoria e Rrugëve, Ministria e Mjedisit dhe KRT e Republikës, por në një vend tjetër të përcaktuar nga bashkia.

Këtë urdhër nuk e pranuam dhe nuk e zbatuam, mbasi jo vetëm është i kundërligjshëm e në kundërshtim me kontratën mbi të cilën kryetari i bashkisë nuk ka tagër të diktojë ndryshime e imponime, por edhe sepse me këtë urdhër ai ka inskenuar goditjen e firmës tonë, nëpërmjet përdorjes së institucioneve në varësi të bashkisë, konkretisht me policinë bashkiake, me zyrën mjedisore, urbanistike e tatimore të bashkisë Pogradec.

Sipas kontratës që kemi në përputhje ligjore me projektin, ne i evadojmë mbeturinat 4 kilometër larg rrugës, në një mjedis të miratuar nga institucionet përkatëse të mjedisit.

Këtë pikë të kontratës e kemi zbatuar me korrektesë, duke hedhur mbetjet në vendin e përcaktuar.

Mirëpo kryetari i bashkisë, Eduard Kapri, si hakmarrje goditëse ndaj nesh për mosdhënien e 70 mijë eurove që kërkoi ?shoqërisht?, nxorri urdhër për të evaduar mbeturinat 18 kilometër larg rrugës, në drejtim të aksit rrugor që shkon për në Korçë.

Sipas urdhrit absurd e të qëllimshëm me skenar goditjen e firmës sonë me gjoba, bllokime automjetesh e procedime për heqje licence, automjetet tona të rënda që transportojnë mbeturinat e rrugës, duhet të kalojnë në mes të qytetit të Pogradecit!

Nga burimet tona, mësuam se kryebashkiaku Kapri ka inskenuar planin goditës (nëse ne do ta pranonim), që kur automjetet tona të kalonin në mes të qytetit, t?i bllokonte, t?i gjobiste, t?i sekuestronte me shërbimet e tij policore, madje edhe duke përdorur policinë e shtetit, sipas kompetencave bashkëpunuese.

Ne nuk u bëmë viktimë e këtij kurthi, që në fakt përveç frikës së hakmarrjes së kryebashkiakut, ky urdhër ka edhe një kosto të lartë financiare shtesë mbi vlerën e kontratës, mbasi shtohen 14 kilometër transport mbetjesh!

Kush i paguan? As bashkia, as qeveria, por duhet t?i paguajmë ne!

Tjetër sqarim. Lidhur me akuzën që ne kemi marrë lekët dhe kemi braktisur punën, këtu nuk ka asnjë të vërtetë.

Deklaroj nën përgjegjësinë time ligjore, se deri ditën e sotme nuk kemi marrë asnjë 5 lekësh nga autoriteti kontraktor që është Drejtoria e Rrugëve.

Të gjithë koston e punimeve e kemi përballuar nga shpenzimet tona. Mirëpo ky nuk është shkaku i ndalimit të punimeve.

Siç e sqarova, shkak është Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i cili edhe pse kam i kërkuar takim për sqarime, nuk ka pranuar të takohet me firmën tonë, duke na bërë presion të zbatojmë urdhrin e tij për të çuar mbetjet 18 kilometër larg vendit të punimeve, pra duke kaluar automjetet e rënda në mes të qytetit, kur ne e kemi nënshkruar marrëveshjen kontraktuale e mjedisore edhe me ish-komunën Hudënisht, për t?i evaduar ato 4 kilometër larg.

Shkakun e këtij bllokimi e di gjithë qyteti i Pogradecit.

Kujtojmë, që kemi ndërprerë punimet në momentin e gërmimit të shkëmbinjve. Më mirë, këtë të vërtetë e dinë 89 punëtorët e palodhur banorë të Pogradecit që punonin me ne, të cilët vazhdojnë të jenë pa punë, për shkak të skenarëve të Kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, i cili inskenoi bllokimin punimeve.

Këtë të vërtetë le ta mësojë gjithë opinioni shqiptar, që shkak i ndërprerjes së punëve në pjesën e pa mbaruar të rrugës Lin-Pogradec, nuk është firma ?Pevlaku? që aktualisht ka projekte punimesh me vlerë 18 milionë euro në Shqipëri e Kosovë, por vetëm kryebashkiaku i Pogradecit, i cili është bërë postbllok i qëllimshëm i mos përfundimit të kësaj rruge, që ka projekt të rrallë me tunele, të zbatuar në vetëm në pak shtete moderne??.

Lajmet e fundit nga