LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rektori Koni: 4000 kuota të lira/ Maturantët kujdes në fazën e dytë

21 Shtator 2016, 07:13, Aktualitet CNA

Dje u mbyll faza e parë e regjistrimeve, ndërsa janë 18 mijë kuota të lira për ata që presin raundin e dytë. Regjistrimi i dytë fillon më 23 shtator dhe përfundon më 1 tetor. Aktualisht në universitetin e Tiranës janë 70% e vendeve në dispozicion bosh.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një prononcim për mediat ka kërkuar më shumë kujdes nga aplikantët në këtë faë të dytë pasi nuk ka tjetër më pas dhe gjedhja duhet bërë në kohën e duhur.

?Procedura është e njëjtë si në raundin e parë, por maturantët duhet të kenë më kujdes se tani bëhet një përzgjedhje të programeve në bazë të cilësive të vlerësueshme, që ose në raundin e parë ai nuk e njihte këtë pozicion tashmë e njeh, prandaj të jetë më i kujdesshëm në këtë zgjedhje, natyrisht mbështetur në preferencën e tij të studimit. Ajo që ndryshon në raundin e dytë është që numri i kuotave është më i ulët?, thotë Mynyr Koni. Rektori thotë se numri i kuotave të lira është 4 mijë dhe se aplikimi për fazën e dytë do të fillojmë më 23 shtator. ?Në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 25% të studentëve fitues. Në pamje të parë duket që ky është një numër i ulët. Që raundi i parë ka nxjerrë në pah të gjithëve vlerat reale të cilësive të kandidatëve që kanë aplikuar në shkollat e larta që në UT janë rreth 4 mijë kuota disponibël. Universitetet do të shpallin zyrtarisht kuotat e lira në datën 21 shtator, ndërsa në datën 23 maturantët që nuk janë shpallur fitues ose nuk u regjistruan në këtë fazë të parë, mund të riaplikojnë në 10 programe studimi?,ka deklaruar Koni në media.

Sipas rektorit, në UT aplikuan 19.200 maturantë dhe nga fituesit janë regjistruar deri të hënën 1272 të rinj. /Citynews.al

18:33 Aktualitet

Beteja e Majlindës

Nga Luljeta ProgniKa disa ditë që deputetja e PD-së, Majlind...

Lajmet e fundit nga