Connect with Us

Rama fermerëve: Aplikoni në Fondin e Garancisë

Aktualitet

Rama fermerëve: Aplikoni në Fondin e Garancisë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama i ka ftur fermerët e Elbasanit të aplikojnë me projekte për të përfituar mbështetje nga Fondi Kombëtar i Garancisë. Ai i tha fererëve se qeveria mund të thithë fonde deri në 300 milionë euro në tre vitet që vijnë, por që ato të jenë efektive priten projektet e fermerëve. Rama i nxiti ata të aplikojnë gjatë një takimi që pati me fermerët e Byshekut. Rama i njohu edhe me lehtësitë e krijuara për marrjen e titujve të pronësisë.

“Është një mundësi e jashtëzakonshme. Potencialisht mund të thithim deri në 300 milionë euro për ju nga bankat në tre vitet e ardhshme. Por nga ana tjetër kjo do të varet e gjitha nga puna që do të bëhet, sepse këto 300 milionë euro mund të thithen, por mund të mbetën aty, nëse ne nuk jemi aktivë me projekte dhe nëse ndërveprimi mes fermerëve, bashkisë dhe qeverisë nuk funksionon si duhet. Secili duhej të shkojë në njësinë administrative dhe vetëm të dorëzojë certifikatën familjare dhe aktin e marrjes në përdorim të tokës mbi bazë të ligjit 7501. Bashkia angazhon topografin, pra, paguajmë ne dhe jo ju, bëhen matjet, bëhet gati edhe harta e tokës, çohet në hipotekë dhe hipotekohet pa para dhe pa qenë nevoja për të qenë ju dhe bashkia ju dorëzon hipotekën në dorë në momentin e fundit kur duhet vënë firma”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Fatmir Xhafaj nga enverist në rilindas i Edi Ramës/ Pse duhet Vetting për ministrin e Brendshëm?

Gjatë qëndrimit në Elbasan Kryeministri mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për rregullimin e rrugës që të çon për në fshatin turistik të Byshekut, ndërsa bashkë me minsitrin e shëndetësisë lancoi projektin e shërbimit të urgjencës.

“Është një Urgjencë tërësisht e decentralizuar në kuptimin e territorit, pra, ka një shtrirje shumë më kapilare në territor dhe garanton një shërbim shumë më ët shpejtë dhe një lehtësim të konsiderueshëm për personelin e spitaleve. Jam i bindur që brenda 5 muajve të ardhshëm do të jemi në një situatë tërësisht tjetër në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës”, theksoi kreu i qeverisë.

Vizitën në Elbasan Rama e mbylli me një inspektim në parkun e qytetit të Elbasanit, që është shnëdërruar në një hapësirë për qytetarët. /Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Andis Harasani ironi për “luftën” Rama-Trump

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës: Mjaft me shfajësime personale

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës: Mjaft me shfajësime personale

LEXO EDHE:  Meta i rrëzoi propozimin/ Zbardhet mesazhi i Ramës dërguar deputetëve

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE