LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Shtetit takim me partnerët/ Çako: 5 herë më shumë operacione antidrogë në terren

21 Shtator 2016, 07:04, Aktualitet CNA

Krerët e policisë së shtetit Haki Çako dhe Altin Qato kanë zhvilluar një takim mes policisë së shtetit dhe partnerëve asistues në monitorimet për drogën. Takimi vjen në kuadër të informimit të partnerëve.

Policia e Shtetit thotë se për 2016 janë arritur rezultate mbresëlënëse të shkatërrimit të sipërfaqeve me kanabis së identifikuara nga misioni italian i fluturimeve.

Sipas policisë, për t?u theksuar është fakti se në dy fluturimet e fundit të Guardia di Finanza nuk janë gjetur më parcela të mbjella me cannabis, duke dhënë një dëshmi të pakundërshtueshme në lidhje me ndërhyrjet e Policisë së Shtetit në terren.

Të dhënat u bënë me dije gjatë një takimi që Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato dhe drejtues të tjerë të Policisë patën me me oficerët Ndërlidhës Policorë të atashuar në vendin tonë dhe drejtuesit e misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit.

Takimi i sotëm është përqëndruar mbi masat dhe rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato bëri prezent për të pranishmit rezultatet e deritanishme në këtë fushë, ku ndër të tjera vlen të theksohet se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, me kërkesë të Ministrit Tahiri, monitorimi nga ajri është bërë në të gjithë vendin, duke shtuar edhe orët e fluturimit.

Gjithë rezultatet tregojnë për një angazhim total të Policisë së Shtetit, për një kontroll shumë herë më të mirë, për një rritje rreth 5 herë më shumë të operacioneve në terren, për ndihmesën e madhe të dhënë nga ICITAP për GPS për të gjetur koordinatat e dhëna nga monitorimi ajror, për shtim të orëve të fluturimit të avionit të Guardia Di Finanza duke monitoruar jo më zona me risk, por të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Prof. Dr. Carmine Gambardella, Dekan i Universitetit të Dytë të Napolit, njëkohësisht dhe Drejtor i Qendrës ?BENECON?, theksoi se gjatë periudhës së monitorimit nuk është evidentuar asnjë problematikë dhe teknologjia e përdorur këtë vit ka qenë 100% e saktë.

Përfaqësuesit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës Policorë, e cilësuan këtë takim shumë të vlefshëm si dhe mjaft pozitive këtë formë komunikimi e informimi të vendosur së fundmi, çka tregon transparencën Policisë së Shtetit gjatë punës së saj.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, theksoi se ky takim është i treti i këtij formati dhe e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm, pasi për Policinë e Shtetit, marrëdhëniet me partnerët dhe informimi në mënyrë periodike i tyre, është një vlerë e shtuar në rezultatet e punës së Policisë së Shtetit.

Çako  ka falënderuar përfaqësuesit e Guradia Di Finanza dhe të Universitetit të Napolit, të Misioneve ICITAP, PAMECA dhe të OSBE-së, si dhe të gjithë Oficerët Ndërlidhës Policorë të atashuar në vendin tonë, për marrëdhëniet mjaft të mira të bashkëpunimit, për asistencën e tyre në punën dhe veprimtarinë e përditshme të Policisë së Shtetit, si dhe për kontributin e dhënë në luftën pa kompromis që po zhvillon Policia e Shtetit kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, por dhe ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Koordinatori i Policisë së Shtetit për misionin e fluturimeve bëri një prezantim të detajuar në lidhje me masat dhe zbatimin e misionit të fluturimeve për zbulimin e parcelave me cannabis me avion të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Universitetit të dytë të Napolit.

Prezantimi ishte gjithëpërfshirës duke dhënë fakte e rezultate të bashkëndara edhe me palën italiane të Guardia di Finanza dhe Universitetin e Dytë të Napolit prezent në takim. /Citynews.al

18:33 Aktualitet

Beteja e Majlindës

Nga Luljeta ProgniKa disa ditë që deputetja e PD-së, Majlind...

Lajmet e fundit nga