LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia arreston një aktivist të VV-së

21 Shtator 2016, 14:18, Kosova & Bota CNA

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivisti i tyre, Egzon Azemi, është arrestuar sot ?me forcë nga policë civilë afër shtëpisë së tij?.

Sipas VV-së, atij nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse është marrë nga policia e cila, siç shkruan më tej VV, ?po vazhdon t?i ndjekë aktivistët në çdo hap?.

?Kjo po i shpenzon forcat e saj në ndjekjen e aktivistëve të pashembullt për aktivitetet e tyre politike, përderisa kriminelet e qeverisë po i vazhdojnë shëtitjet e tyre të papenguar. Kur fokusi dhe prioriteti i policisë është luftimi i opozitës, ky është tregues i qartë i autoritarizmit. Por, qytetarët e Kosovës nuk mund t?i binden urdhrave të padrejta policore të shtetit autoritar dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë?, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Sipas LVV-së, ?dikasteri i Qeverisë ?Pronto?, policia, tashmë është demaskuar dhe fytyra e saj kundër qytetarëve të Republikës është vënë më pah?.

?Qytetarët do të triumfojnë përballë kësaj shtypjeje?, përfundon VV. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga