LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Babai i premton drejtësi djalit para varrit

21 Shtator 2016, 10:21, Aktualitet CNA

Babai i 29-vjeçarit të vrarë në Greqi, Nikoll Marnikollaj kërkon drejtësi për vdekjen e djalit të tij. Në një intervistë për emisionin Flakë për flakë të gazetarit Aulon Kala në Zjarr TV, babai i 29 vjeçarit thotë se i ka premtuar djalit ditën e varrimit se do e ndjek çështjen deri  në institucionet më të larta. ?Unë i kam dhënë fjalën djalit ditën e varrimit dhe jam betuar që do ta ndjek deri në fund të drejtën e tij. Nuk do të pushoj asnjë sekondë deri në institucionet më të larta, deri sa të zbardhet e vërteta?, është shprehur Nikoll Marnikollaj, babai i 29-vjeçarit të vrarë në Greqi. Vdekja e 29-vjeçarit nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj në Greqi ka mbetur një mister për familjarët e tij. Ata kanë protestuar para ambasadës greke në Tiranë duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës, ndërsa e kanë cilësuar vdekjen e të afërmit të tyre një krim të policisë greke dhe turp për Greqinë. Babai i tij ka pohuar se autoritetet greke e kanë mbajtur të fshehtë për 10 ditë vdekjen e djalit të tij duke hedhur poshtë çdo lloj pretendimi se ai mund të ketë vdekur në mënyrë aksidentale.  /Citynews.al

Lajmet e fundit nga