LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Aeroclub Savona” nuk është kontaktuar nga ambasada

21 Shtator 2016, 09:39, Aktualitet CNA

Kompania “Aeroclub Savona” ka bërë me dije se nuk është kontaktuar nga ambasada italiane në shqipëri dhe autoritetet për t?u vënë në djeni se çfarë ka ndodhur. Në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i kësaj kompanie ka deklaruar se nuk kanë  asnjë të dhënë për fatin e pilotit dhe avionit që është rrëzuar rreth një javë më parë në Ishëm të Durrësit. Kompania Aeroclub Savona në pronësin e së cilës është edhe avioni që u rrëzuar në Ishëm kërkon që të marrin avionin nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë ku një avion turistik i drejtuar nga  piloti italian 69 vjeçar, Guido Andrea Guidi   ishte nisur nga  Bari me destinacion veriun e Italisë. Në lartësinë 4- 5 mijë këmbë kishte pësuar defektin që e kishte detyruar të ulet. Avioni i cili nuk kishte leje fluturimi në territorin shqiptar pretendohet se ka qënë i mbushur me hashash. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për trafik droge. Piloti 69-vjeçar Guidi është ne hetim në gjendje të lirë. Në polici janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa banorë të zonës dhe pronari i tokës ku është ndërtuar pista. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga