LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

28 vjeçari arrestohet për dëshmi të rreme

21 Shtator 2016, 10:43, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin Endrit Disani, 28 vjeç, banues në Librazhd. Ky i fundit është arrestuar nga efektivët e policisë, pasi, dyshohet të ketë ndryshuar deklarimet e dhëna më datë 25.02.2016. Disani, i cili punon si zjarrfikës në Librazhd ka deklaruar se shtetasi A.M, dyshohet ta ketë kërcënuar dhe penguar në kryerjen e detyrës si zjarrfikës. Ndërkohë  që gjatë ditës së djeshme para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka deklaruar të kundërtën dukë hedhur poshtë dëshminë e një ditë me parë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Dëshmia e Rreme? parashikuar nga neni 306 i Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga