Connect with Us

Projekte të financuara nga IADSA/ Ahmetaj: Bashkitë të aplikojnë deri në 400 mijë euro

Aktualitet

Projekte të financuara nga IADSA/ Ahmetaj: Bashkitë të aplikojnë deri në 400 mijë euro

Publikuar

-

Ministria e Financave Arben Ahmetaj së bashku me Ambasadorin Italian Cutillo shpallën thirrjen e pestë për projekt-propozime në kuadër të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për zhvillim (IADSA).

“Kjo i hap rrugë hapave të mëtejshëm, për pranimin e projekt-propozimeve të reja nga Bashkitë me mbështetjen financiare të IADSA për realizimin e projekteve në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës, shërbimeve, infrastrukturës etj., në komunitete të ndryshme në vend.

Sikurse jeni tashmë të njohur, ky program mundëson realizimin e financimit dhe zbatimit të projekteve të fokusuara në arsim, shëndet publik, përfshirje sociale dhe ekonomike të kategorive në nevojë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit rural në zonat e marxhinalizuara”, tha Ahmetaj.

Ministri nënvizoi se nga viti 2013 e deri më tani, janë financuar mӫ shumӫ se 42 projekte, pӫr njӫ vlerӫ totale prej mӫ shumӫ se 15 milion eurosh, duke arritur tӫ mbulojmӫ pothuajse gjithӫ territorin e Republikӫs sӫ Shqipӫrisӫ.

“28 bashki kanӫ implementuar ose janӫ duke zbatuar projekte tӫ financuara nga IADSA dhe disa projekte me shtrirje kombӫtare janӫ implementuar nga Ministritӫ e Linjӫs, kryesisht nӫ sektorin e shӫndetӫsisӫ, arsimit dhe pӫrfshirjes sociale tӫ shtresave nӫ nevojӫ.

Ashtu si edhe në thirrjen e katërt, edhe në kӫtӫ thirrje, bashkarisht me Ambasadorin italian, kemi vendosur qӫ vetӫm Bashkitӫ do tӫ jenӫ Institucionet publike qӫ do mund tӫ aplikojnӫ pӫr financime me vlerӫ nga 200 deri nӫ 400 mijӫ euro. Jemi tӫ bindur se mbӫshtetja ndaj Bashkive i pӫrgjigjet nӫ mӫnyrӫ efikase nevojave mӫ parӫsore tӫ qytetarӫve, duke njohur nӫ detaj problemet dhe prioritetet”, tha Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Ahmetaj i përgjigjet akuzave të opozitës/ Nuk ka dhe nuk do të ketë koncesion për TVSH-në

“Gjithashtu, përvec kësaj dëshiroj të ndaj me ju konsideratën time për IADSA, që përveç financimit të projekteve, është dhe një model se si mund të zhvillohen bashkëpunime në nivel dypalësh, dhe përfitoj këtu nga rasti të vlerësoj partneritetin me subjektet italiane, eksperienca e të cilëve me siguri përben një vlerë të shtuar për kontekstin tonë.  Nӫ rastin e bashkive tӫ reja, ngritja e partneriteteve me institucione simotra italiane, me siguri pӫrbӫn njӫ korsi më shumë bashkëpunimi dhe përvoje, edhe pӫr pjesӫmarjen nӫ programe tӫ tjera tӫ BE-sӫ, si mund tӫ jenӫ IPA-t kufitarӫ apo edhe tӫ tjerӫ”, nënvizoi ministri.

Ahmetaj shtoi se “Interesi për aplikimin në Programin IADSA ka qenë gjithmonӫ i lartë nӫ çdo thirje. Kjo tregon natyrisht një interes të madh për programin dhe është një sinjal pozitiv rreth efikasitetit dhe perceptimit të shpejtësisë zbatuese nga ana e institucioneve përfituesve. Ftoj sӫrisht Bashkitӫ qӫ tӫ lexojnӫ me kujdes thirrjen e publikuar nӫ ëeb-in e IADSA-s dhe tӫ aplikojnӫ brenda datӫs 21 nӫntor. I bindur se nga ana e Ministrisë së Financave, së bashku me Ambasadën italiane, do të vazhdojë mbështetja për projektet që i përgjigjen nevojave të vendit, nuk më mbetet veçse t’i uroj Bashkive tӫ vendit punë të mbarë nӫ pӫrgatitjen e projekt propozimeve”. /Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Besa Shahini dha dorëheqje apo u shkarkua nga Rama?!/ Balla: Pak rëndësi ka

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ndryshimet në qeveri që ndodhën dje, ku në vend të ministres së Arsimit Besa Shahini u emërua deputetja Evis Kushi.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar ndërsa shtoi se; “Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka.”.



“Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi”, u shpreh Balla në studion e “Opinion” në News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbulohen parcela me kanabis në Itali/ 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Publikuar

-

Nga

Shqiptari kishte mbjellë një parcelë me kanabis në Itali/  Policia mbi 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte mbjellë një parcelë më kanabis sativa.

Mediat italiane shkruajnë se janë  sekuestruan 180 bimë narkotike marijuana dhe  nëse do të hidhej në treg do arrinin vlerën e 200 mijë eurove.

Shqiptari e kishte mbjellë drogën në një territor shumë të vështirë malor dhe policia u detyra të ecte edhe në këmbë për të arritur në vendndodhje.



U desh mbi 36 orë deri në identifikimin e shqiptarit, i cili gjatë kohës që po kujdesej për drogën.

LEXO EDHE:  Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me Gjermaninë/ 168 milion euro mbështetje për energjinë

LEXO EDHE:  Thaçi hap samitin: Diskutohen projekte konkrete ekonomike

Policia gjeti gjithashtu të gjitha pajisjet me të cilat kultivohej drogë, gjenerator për energji, pompa uji, tuba dhe pleh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat” e radhës

Publikuar

-

Nga

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat" e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. M., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K. G., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

A. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;



R. S., banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me Gjermaninë/ 168 milion euro mbështetje për energjinë

LEXO EDHE:  Rama fermerëve: Aplikoni në Fondin e Garancisë

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE